A duhet që imami të thotë Amin (në fundin e leximit të fatihasë) në namaz, si dhe xhemati kur duhet të thojnë, Amin?

Pyetje:
A duhet që imami të thotë Amin (në fundin e leximit të fatihasë) në namaz, si dhe xhemati kur duhet të thojnë, Amin?

Përgjigje:
Sunet është për imamin dhe xhematin të thënurit,-” Amin”,- pas përfundimit të fatihasë.

Më e mira është të thënurit,- Amin,- qoftë imami apo xhemati.

Por, nëse asnjëri nga ta nuk e thonë, namazi i tyre është në rregull.

Imami dhe xhemati thojnë,- Amin,- pas thënies:
غَيْرِ الْمَغْضُوبِ عَلَيْهِمْ وَلَا الضَّالِّينَ.
“E jo në (rrugën) e atyre që kanë shkaktuar pezmin (Tënd), as në rrugën e atyre që janë të humbur.”
(El Fatiha: 7).

Kuptimi i fjalës Amin:
“O Allahu përgjigju (lutjes sime).”

وجاء في الحديث أن النبي صلى الله عليه وسلم قال:
: إذا قال الإمام ولا الضالين فقولوا: آمين، فإنه من وافق تأمينه تأمين الملائكة غفر له ما تقدم من ذنبه.
(رواه البخاري).
Ka ardhur në hadithë se Muhamedi, alejhi selam, ka thënë:
“Nëse imami thotë veled dâ lin (ولا الضالين) ju thuani: Amin, sepse atij që i përshtatet Amini me aminin e melaikeve, i falen mëkatet e kaluara.”
(Buhariu).

Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah.
Nga arabishtja: Suad Shabani