Përdorimi i përsëritur i vajit të skuqur është mjaft i dëmshëm për organizmin e njeriut.
Dy janë arsyet e reja të zbuluar. Së pari mund të provokojë edhe ndryshim gjenetik, por jo vetëm. Ndikon edhe si një toksinë që ndikon në krijimin dhe shtimin e qelizave tumorale, kryesisht tek femrat, në nxitjen e tumorit të gjirit dhe ndryshimet metabolike. Studimi është kryer nga kërkuesit e Universitetit të Illinois mbi kaviet e laboratorit.
Eksperimenti është kryer për disa javë në dy grupe, njëri prej të cilëve ushqehej me vaj të ri dhe të pangrohur, ndërsa grupi tjetër me vaj që ishte ngrohur disa herë. Ndryshimet ishin thelbësore dhe grupi i dytë shfaqte një përhapje të qelizave kancerogjene në organizëm katër herë më të lartë. Kjo gjë është verifikuar në disa lloje tumoresh, si në ato të mushkërive, mëlçisë, gjirit etj.
Ekspertët shpjegojnë se i njëjti vaj i përdorur në mënyrë të përsëritur, pra duke ju nënshtruar nxehjes, ftohjes dhe më pas nxehjes e kështu me radhë, lëshon një substancë kimike toksike që ka natyrë kancerogjene. Edhe studime të mëparshme e kishin lidhur përdorimin e vajit të skuqur për disa herë me radhë me një sërë problemesh për shëndetin e njeriut, ndër të cilat sëmundjet kardiovaskulare.