
A duhet ta plotësojë agjërimin ai që gjatë Ramazanit pranon Islamin po dhe ai që arrin pjekurinë?
Përgjigja: Nëse një jomusliman e pranon Islamin, apo një fëmijë arrin pjekurinë seksuale, apo një i çmendur vjen në mend në një pjesë të një dite prej ditëve të Ramazanit, atëherë duhet ta agjërojë gjithë pjesën e ngelur të ditës në fjalë e në vazhdim dhe duhet të ndalohen nga gjërat që e prishin agjërimin, sepse tanimë ata i përkasin kategorisë së njerëzve që e kanë obligim agjërimin e Ramazanit. Porse ata nuk e kanë obligim agjërimin e asaj çfarë ka kaluar prej muajit para asaj dite, sepse ata në atë kohë nuk i kanë takuar kategorisë së njerëzve që e kanë obligim agjërimin e Ramazanit.
"70 çështje në lidhje me agjërimin" Muhamed Salih El-Munexhid