19-6

A duhet të ndalojmë celularët në shkolla?

Në debatet e vazhdueshme për adoleshentët dhe fëmijët që përdorin celularët në shkollë – dhe efektet e mediave sociale tek të rinjtë – ka të paktën një gjë për të cilën shumica e të rriturve duket se janë dakord: ndalimi i telefonave në shkollë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qendra Kërkimore Pew sapo ka publikuar një raport mbi sondazhin e fundit, në të cilin 68% e të rriturve të anketuar thanë se nxënësit e shkollave nuk duhet të lejohen të përdorin telefonat e tyre gjatë mësimit.

Shumica menduan se fëmijët duhet të kenë qasje gjatë drekës dhe mes orëve – dhe 36% menduan se telefonat duhet të jenë të “mbyllur” gjatë gjithë ditës.

Hulumtimi vjen në kohën kur një numër në rritje shkollash në të gjithë vendin po ndalojnë telefonat.

Mësuesit janë në masë dërrmuese në favor të këtyre ndalimeve të celularëve – 90% e anëtarëve të Shoqatës Kombëtare të Arsimit mbështetën politikat që ndalonin telefonat gjatë kohës së mësimit.

Por nxënësit, siç mund ta imagjinoni, nuk janë gjithmonë aq të interesuar për diçka të tillë – edhe pse disa kanë thënë se kanë mësuar të pëlqejnë ndalimet e celularëve.