Rtv Pendimi

A E DI SE PSE NUK NDJEN PËRULËSI KUR E LEXON KURANIN

Rrëfehet se imamit, Ahmed ibën Hanbeli, Allahu e mëshiroftë, i erdhi një lajm se një prej nxënësve të tij falet tanë natën dhe e përfundon Kuranin në tërësi deri në agim, e pastaj e fal namazin e sabahut.

Imami shprehu dëshirën t’ia mëson atij metodën e meditimit dhe përsiatjes së Kuranit dhe kur e takoi i tha: Më erdhi një lajmë se ti e vepron një gjë të tillë? – U përgjigj: Po.

Imami i tha: Shko sot dhe falu natën ashtu si ke vepruar netët e tjera, mirëpo këtë herë Kuranin lexoje në namaz sikurse je duke e lexuar para meje, e pastaj më lajmëro.

Ditën e nesërme shkoi nxënësi te imami dhe i tha: Mbrëmë nuk munda t’i lexoj më shumë se dhjetë pjesë (xhuza).

Imami i thotë edhe sonte veprojë të njëjtën gjë, mirëpo kësaj radhe lexoje Kuranin në namaz sikurse je duke ia lexuar të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Nxënësi shkoi dhe të nesërmen erdhi te imami dhe i tha: Mbrëmë me shumë zor arrita ta lexoj një pjesë (xhuz).

Imami i tha: Shko edhe sonte dhe falu mirëpo sikurse ia lexon Kuranin Allahut.

Nxënësi u mahnit nga ky propozim dhe të nesërmen, pasi e kishte kaluar natën në namaz, erdhi tek imami, i përlotur dhe me fytyrë të pikëlluar, dhe i tha:  Imam, pasha Allahun, nuk munda ta përfundoj mbrëmë as suren Fatiha tërë natën.

Pra kur e rikujton se kur lexon Kuran je duke folur me Allahun atëherë ndryshon çdo gjë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

TË NGJAJSHME