A e dini se Farat e kungullit .

Ngrënia e farave rrit humorin dhe lufton mërzinë më shumë se ëmbëlsirat dhe çokollatat.
Konsumimi i farave kur jeni të mërzitur ose të stresuar është zgjedhja e duhur.
Ngrënia e farave rrit humorin dhe lufton mërzinë më shumë se ëmbëlsirat dhe çokollatat.
Sipas një studimi të publikuar në “Daily Mail” shtatë në dhjetë meshkuj e konsiderojnë antistres ngrënien e farave.
Në sondazhin e realizuar me 2000 persona farat e kungullit kryesonin në top – listën e dhjetë ushqimeve që ndihmojnë në ngritjen e humorit, listë kjo e përpiluar nga dietologia Sarah Schenker dhe psikologu Christy Fergusson.
Pjesë e kësaj liste ishin dhe produkte të tjera si: salmon, arrë kokosi, fasule, spinaq, oriz.
Sipas studimit meshkujt janë ata që zgjedhin më shpesh ushqimet e duhura për të luftuar stresin, në ndryshim nga femrat të cilat gjithmonë gabohen duke konsumuar ëmbëlsira dhe çokollata kur janë të mërzitura, pa e ditur se këto të fundit nuk e reduktojnë aspak dozën e stresit.