A e dini se në mesin e popullit indigjen të Meksikës, ka edhe muslimanë – TIKA ofron iftar për 5 mijë persona në atë pjesë

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), ka shtruat iftar në rajonin Chiapas të Meksikës. Ky iftar është shtruar – për popullin indigjenë Tzotzi – në xhaminë Keuser.

TIKA në kumtesën e saj ka treguar se ka shtruar iftar për popullatën indigjene Tzotzi, prej të cilëve rreth 5 mijë janë muslimanë. Menyja e iftarit është  përgatitur nga femrat Tzotzi. Indigjenët kanë falënderuar TIKA për përkujtimin dhe përkujdesen ndaj tyre, dunyabulteni.

Vlen të cekët se janë shpërndarë edhe pako ushqimore për nevojtarët./30 ditët/.