A e ka varrosur Omer Ibn El Hatabi vajzën e tij për së gjalli?

Është shpërndarë nëpër gjuhët e ligjëruesve dhe këshilluesve se Omer Ibn El Hatabi radijallahu anhu ka varrosur vajzën e tij për së gjalli gjatë kohës së injorances para Islamike. Këtë tregim mund t`a kem dëgjuar në shumë ligjerata apo nëpër minbere, ky tregim është: Se Omeri radijallahu anhu ishte ulur me disa nga shokët e tij, qeshi pak pastaj filloi të qaj, të pranishmit e pyetën për arsyen? Ai tha: Gjatë injorances ndërtonim idhullin nga hurmet e zgjedhura, e adhuronim atë pastaj e hanim dhe kjo është arsyeja përse unë qesha. Ndërsa arsyeja përse unë qajta është se kisha një vajzë të cilën vëndosa ta varros për së gjalli, e morra me vete, pastaj hapa një gropë, ajo më përkdhelte mjekrren time kurse unë e varrosa për së gjalli.

Është për tu habitur kur vërenë disa nga muslimanët e thjeshtë të cilët nuk dinë për islamin asgjë dhe nuk kanë të mësuar asnjë nga rregullat e këtij dini përveç tregimit të Omerit me vajzën e tij. Mirëpo e vërteta e habitshme është se përgjegjësinë e këtij tregimi do ta bartin ligjëruesit dhe ata të cilët e tregojnë këtë ngjarje, ngase kjo ngjarje është tërsisht gënjeshtër dhe e shpifur e cila i është mveshur udhëheqësit të muslimanëve Omer Ibn El Hatabit radijallahu anhu.

Është për tu habitur se këtë tregim nuk e gjejmë askund në librat e hadithit apo në librat e historisë dhe të biografive dhe nuk dihet burimi i këtij tregimi vetëm në atë që shpifin dhe gënjejnë Rrafidat xheloz pa kurrfar argumenti.

Kurse në esëncë këto gjëra nuk vërtetohen vetëm se me zinxhir transmetuesish(sened) të vërtetuar, dhe nuk e kemi këtë zinxhir transmetuesish se Omeri radijallahu anhu ka vepruar një gjë të tillë.

Dhe nga gjërat që vërtetojnë trillimin e kësaj ngjarje janë:

1-      Është e njohur se gruaja e parë të cilën e ka martuar Omer Ibn El Hatabi radijallahu anhu ishte Zejneb Bint Medh`uni, motra e Othmanit e cila i kishte lindur Hafsan, Abdullahun dhe Abdurrahmanin e madh, siç ka ardhur në “El Bidaje ve En Nihaje” të Ibnu Kethirit. Ka thënë El Vakidiu, Ibn El Kelbij dhe të tjerët: Omeri radijallahu anhu gjatë injorances ishte martuar me Zejneb Bintu Medh`un motrën e Othman Ibn Medh`unit e cila i kishte lindur Abdullahun, Abdurrahmanin e madh dhe Hafsan radijallahu anhum. Kurse Hafsa kishte lindur pesë vite para shpalljes së pejgamberllëkut të Muhamedit salAllahu alejhi ue selem, siç ka ardhur në librin “El Mustedrek” dhe të tjerë se Omeri radijallahu anhu ka thënë: Ka lindur Hafsa dhe Kurejshët ndërtonin Qaben, pesë vite para se t`i shpallet të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem, për këtë arsye ajo ishte vajza e parë e Omerit, andaj për çfar arsye Omeri radijallahu anhu nuk e kishte varrosur vajzen e tij Hafsan radijallahu anha e cila ishte vajza e tij e madhe dhe qe thirrej me emrin e saj “Eba Hafs”?! Për çfar arsye varrosi një vajzë më të vogël se ajo?! Përse nuk është sjellur asnjë lajm rreth vajzës e cila ishte varrosur dhe askush nga të afërmit e saj nuk e kishte përmendur, dhe nuk kemi gjetur ndonjë tregim në të cilin ta kenë përmendur fëmijët e Omerit?! Të gjithë emrat e fëmijëve të Omerit janë të njohur për ne, dhe të gjithë emrat e grave të cilat i kishte martuar Omeri radijallahu anhu gjatë injorances dhe pasi kishte hyrë në Islam janë përmendur, dhe asnjëherë nuk kemi gjetur në ndonjë libër diçka që vërteton një ngjarje të tillë?!(Shiko biografinë e nënës së besimtarëve Hafsas radijallahu anha në librin “El Isabe” të El Hafidh Ibni Haxherit: 7/582).

2-      Në fisin Benu Adij të cilit i përket Omeri radijallahu anhu nuk ka qenë traditë dhe e njohur varrosja e vajzave për së gjalli, me argument se motra e Omerit Fatimja kishte mbetur gjallë deri sa ishte martuar me Seid Ibn Zejdin, djalin e xhaxhait të Omerit radijallahu anhu.

3-      Pas një kërkimi në librat e hadithit dhe në librat të cilët kujdesen për vërtetësin e haditheve nuk kam gjetur ndonjë gjurmë të këtij tregimi vetëm se në librat e Rrafidave, dhe mos ardhja e këtij tregimi në librat e hadithit dhe të historisë është argument i prerë se tregimi është i trilluar dhe i shpikur.

Dhë krejt në fund, duhet ditur se qështja e sulmeve ndaj sahabeve nëpërmjet tregimeve që në shikim të parë duken të pafajshme apo pa ndonjë qëllim të keq janë të shumta, andaj çdo musliman duhet që të vërtetoj këto tregime dhe t`a dij se nga kush po e merr diturinë.

Ky tregim është nga trillimet dhe shpikjet e Rrafidave, ndërsa i akuzuar për shpikjen e këtij tregimi është Rrafidiu i flliqur Nimetullah El Xhezairiju autori i librit “El Envar En Nu`manije”, dhe për të fshëhur shpifjen e tij ai përdor fjalët “është transmetuar nga ai”(Omeri).

Shkruajti: Dr. Salih El Usejmi

Përktheu: R. Sherifi