Luanët nuk kanë sukses në gjahun e tyre përveçse në një çerek, që dmth dështojnë në 75% të përpjekjeve të tyre dhe korrin sukses vetëm në 25% të tyre!
Edhe pse kjo përqindje e ulët e suksesit të tyre ata nuk zhgënjehen asnjëherë nga ndjekja e presë dhe nga gjahu!
Shkaku kryesorë i kësaj nuk është uria siç mund të mendojnë disa, mirëpo shkaku qëndron në atë se kafshët e njohin ligjin e „përpjekjes së dështuar“ sipas së cilit funksionon natyra në përgjithësi..
Ngase gjysma e vezëve të peshqve gëlltiten nga ujorët tjerë…
Gjysma e të vegjëlve të ariut humbin jetën para se të rriten…
Shumica e shirave bien në oqeane…
Shumica e farërave të bimëve i hanë zogjët…
Shumica e luleve të pemëve nuk sjellin fryte…
Përveç njeriut, ai është e vetmja krijesë që e refuzon këtë ligj të natyrës e të universit dhe beson se mossuksesi i tij në disa përpjekje e bënë atë “person të dështuar”
Kurse faktikisht dështimi i vetëm është „ndalimi i vetes nga përpjekja“
Sukses nuk do të thotë që të kesh një biografi të pastërt nga ngecjet dhe rëniet…por sukses është të ecësh mbi gabimet tua dhe ta tejkalosh çdo sfidë që të del para
Edhe sikur të kishte ndonjë fjalë e cila e përmbledh këtë botë ajo thjeshtë do të ishte „ V A Z H D O “
(E huazuar)