Rtv Pendimi

A është e lejuar që femijët të lozin me kukulla?

Pyetje: selamalejkum. A është e lejuar që femijët të lozin me kukulla dhe sende të ngjashme. selamalejkum, faleminderit. 

Përgjigje:

ue alejkum selam

Lozja e fëmijëve me kukulla që kanë forma njerëzish apo krijesash është çështje e debatuar në mesin e dijetarëve, disa prej tyre e ndalojnë kurse të tjerët e lejojnë.

Sa i përket argumenteve lidhur me këtë kemi rrëfimin e Ajshes, radijallahu anha, e cila përcjellë: “Kur u kthye Profeti nga lufta e Tebukut ose e Hajberit dhe hyri në shtëpi, në qoshen e dhomës kishte një perde dhe fryu një erë dhe perdja u largua ku u panë disa lojra-bija (kukulla) të Ajshes.

Çfarë janë këto o Ajshe? – pyeti Profeti.

Bijat e mia – u përgjigj ajo.

Mes atyre lodrave pa edhe një kal me dy flatra dhe e pyeti: Po këtë që e shoh në mesin e tyre, çfarë është? – pyeti Profeti, alejhi salatu ue selam.

Kal – u përgjigj ajo.

Po ç‘i ka ato përmbi? – pyeti Profeti, alejhi salatu ue selam.

Flatra – u përgjigj ajo.

Kal me flatra? – pyeti me habi Profeti, alejhi salatu ue selam.

A nuk ke dëgjuar se Sulejmani, alejhi selam, kishte kuaj me flatra? – tha Ajsha, radijallahu anha.

Atëherë Profeti, alejhi salatu ue selam buzëqeshi derisa iu dukën dhëmballat”.

(Këtë hadith e ka shënuar Ebu Davudi nr. 4932 ndërsa Albani në Sahih Ebu Davud e ka saktësuar).

Po ashtu Buhariu (nr. 5779) dhe Muslimi (nr. 2440) shënojnë se Nëna Ajshe, radijallahu anha ka thënë: “Luaja me bijat (kukullat) e mia para Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, po ashtu kisha shoqe të cilat loznin së bashku me mua…”.

Atëbotë, Nëna jonë Ajsheja, radijallahu anha, ishte vashë e vogël dhe lozte me lodra të ndryshme, e në mesin e tyre edhe me kukulla. Pejgamberi e pa këtë në disa raste dhe nuk e ndaloi nga një veprim i atillë, kështu që mund të themi se lozja me kukulla për fëmijët nuk prishë punë.

Por, kisha shtuar një vërejtje: Nuk lejohet blerja e kukullave të shtrenjta sepse ajo do të jetë shkaperderdhje e pasurisë, gjë e cila është e ndaluar.

Allahu e di më së miri.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH