A është gjynah mbytja e buburrecave?

Pyetje:
Selamun alejkum! Unë dua ta di se a lejohet t’i mbytësh milingonat që të futen
në shtëpi sepse lexova diku që mbytja e buburrecave është gjynah pasi që ata
e adhurojnë Allahun. Çfarë mund të më thoni për këtë gjë?
Allahu ju shpërbleftë me të mira!

Përgjigje:
Ve alejkum selam!Po, lejohet të mbyten milingonat, mushkonjat, mizat, buburrecat, kacabunjtë si dhe insektet  e tjera të ngjashme që njeriut i shkaktojnë dëme. I dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, lejoi të vriten minjtë, akrepat, etj., qofshin edhe në Qabe. Nuk lejohet të digjen me zjarr, por lejohet të mbyten me çfarëdo mënyre tjetër. Allahu e di më së miri!

Prof.Muhamed Dërmaku

pertymoter.net