Rtv Pendimi

A është kërcitja e kockave e dëmshme?

Nga gishtat e dorës, të këmbës e deri te qafa, të gjithë e njohim një “kërcitës”. Dhe shumë prej tyre që e kanë këtë ves, e kanë dëgjuar atë legjendën se kërcitja e shpeshtë e këtyre nyjeve shkakton artrit. Por a janë ato të vërteta?
Nyjet, si ato që lidhin gishtat me pjesën tjetër të pëllëmbës, kanë disa hapsira të mbushura me një lëng që quhet lëngu sinovial, i cili kryen funksionin e grasos, që lejon lëvizjen e kockave dhe pengon fërkimin e tyre me njëra tjetrën.
Kur ju kërcisni gishtat ose nyje të tjera, ju zgjeroni hapsirën midis kockave. Ky zgjerim hapsire, krijon një tension negativ që e tërheq lëngun sinovial që ndodhet në nyje, në këtë hapësirë të re të krijuar. Futja e menjëhershme e lëngut në këtë hapsirë është kërcitja që ju dëgjoni.
Por a është kjo e dëmshme për nyjet? Sipas mjekëve nuk është. Kërcitja e vazhdueshme e nyjeve mund të bëjë që ato pas disa kohësh të kërcasin më thjeshtë, por kjo nuk ka lidhje me artritin apo ndonjë sëmundje tjetër.
kohaislame.com

TË NGJAJSHME