Rtv Pendimi

A është shirk ?

Pyetja:

Allahu jua shpërbleftë që na keni dhënë mundësinë që të bëjmë pyetje që ndoshta po të ishim përballë nuk do kishim guximin t’i bënim. Doja të dija nëse është shirk (apo qofte edhe gjynah) t’i thotë gruaja burrit të saj: “Bëje këtë për hir të dashurisë tonë”, duke pasur parasysh që ndërmjet tyre ekziston dashuria për hir të Allahut? Allahu jua shpërbleftë me xhenet!

Përgjigja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit

Është me rëndësi kjo pyetje që bëni ju, por të njejtën kohë është edhe e ndërlikuar, pasi ka të bëjë me përdorimin e domethënive të caktuara të disa fjalëve në gjuhën shqipe. Për këtë themi se nuk është mirë apo të themi më mirë nuk lejohet të bëhët një përdorim i tillë, pasi me këtë nënkupton se njeriu i dedikon ndonjë punë dikujt tjetër apo e bën për hir të dikujt tjetër.

Esencë e çdo vepre të njeriut duhet të jetë për hirë të Allahut të Lartësuar dhe të gjitha të tjerat hynë në këtë, prandaj edhe dashuria e burrit ndaj gruas, apo anasjelltas, që konsiderohet një nga dashuritë më të mëdha duhet të jetë për hirë të Allahut.

Prandaj themi se më mirë të thuhet “Nëse më do, për hirë të Allahut, atëherë bëje këtë”, apo “Nëse dashuria jonë është vërtetë, për hirë të Allahut, atëherë bëje këtë.” Allahu e di më së mirë.

Hoxhë

Alaudin Abazi

/klubikulturor

TË NGJAJSHME