A është zëri i femrës auret?

Zëri i femrës është auret apo jo !?

Pyetje:
A është zëri i femrës auret?

Përgjigje:
Zëri i femrës nuk është auret.
Gratë vinin tek pejgamberi alejhi selam për ta pyetur për problemet e tyre apo për gjërat që i preokuponin ato.

Ja shembuj praktik nga jeta profetike;
1.
” Erdhi një grua dhe iu drejtua pejgamberit alejhi selam duke i thënë:
O i dërguari i Allahut, a e ka obligim guslin gruaja nëse bëhet e papastër?
Pejgamberi alejhi selam i tha:
Po, nëse ajo sheh lagështi(spermë) tek rrobet e saja.”
(Buhariu: 282, Muslimi: 313).

2.
” Gruaja tjetër i tha:
O i dërguar i Allahut mua më zgjasin shumë të përmuajshmet(mujoret, hajzi).
Pejgamberi alejhi selam ia ktheu:
“Hajzi zgjatë gjashtë ose shtatë ditë.”
(Ebu Davudi: 287, Tirmidhiu: 128, Ibn Maxhe: 627).

3.
Gruaja tjetër i tha;
O i dërguari i Allahut, ti na urdhërove sot me dhënë lëmoshë(sadaka), kurse burri im Ibn Mes’udi dhe djemtë e mi po thojnë se na jemi mëse (më meritorë) të nevojshëm për sadakanë tënde.
Pejgamberi alejhi selam ia ktheu:
” Ata e kanë thënë të vërtetën, ata janë më parësorë(meritorë) për sadakanë tënde( sesa të tjerët).”
(Buhariu: 1426).

Zëri i femrës nuk është auret, përpos medh’hebit hanbeli dhe disa të tjerëve thojnë se me kjo mesele ka kushte:

1. Nëse mashkulli kënaqet, ledhatohet(i rritet epshi) me zërin e femrës atëherë në këtë rast bën haram(mëkat).
Pra, e ndaluar është të ndjej kënaqësi me zërin e femrave të huaja(që nuk i ka mahrem).
2. Ndërsa, nëse nuk ndjen kënaqësi dhe nuk i ngritet epshi atëherë në këtë rast nuk llogaritet auret zëri i femrës.
Sepse, gratë e sahabëve vinin tek pejgamberi alejhi selam dhe e pyesnin atë.
Njashtu, edhe në kohën e sotit vinë gratë tek shtëpitë e ulemave për t’i pyetur ata në lidhje me problemet që i preokupojnë ato.
Mirëpo, nëse ndjen epsh përmes zërit tê femrës, në këtë rast ndalohet ndëgjimi i saj, të folurit, dhe nëse flet dhe ndëgjon ka hyrë në haram në këtë rast.

Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah.
Nga arabishtja:
Suad Shabani