A janë gratë të shtypura në Islam?
Jo, përkundrazi. Islami pikërisht para 1430 vitesh e ka ngritur pozitën e gruas në atë shkallë, saqë asaj ia ka garantuar të drejtën për shkurorëzim, të drejtën për pavarësi financiare dhe për mirëmbajtje, si dhe të drejtën për t’u njohur si grua e ndershme dhe e respektueshme (Hixhab) në një kohë kur në pjesët tjera të botës, përfshirë edhe Evropën, gruaja nuk i kishte këto të drejta. Sa u takon detyrave fetare gruaja është e barabartë me burrin (Kur’ani, 33:35)*.
Kjo shprehet në Kur’an edhe në ajetin 124 të sures 4 (en-Nisa’) si vijon: “Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në Xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie”.
Islami ia lejon gruas që pas martësës ajo ta ruajë mbiemrin vajzëror të saj, t’i menaxhojë paratë që i ka fituar vetë dhe t’i shpenzojë ato si të dojë. Islami e ngarkon burrin që në jetën publike ta ruajë gruan nga ngacmimet e bezdisjet. Muhammedi a.s. u ka thënë burrave muslimanë: “Më i miri ndër ju është ai që më së miri sillet me familjen e tij”.