Rtv Pendimi
Të ndryshme

A janë mbyllur xhamitë në historinë islame?

Për sa i përket ngjarjes së Murtajës në kohën e Umerit ku Amr ibn el-Asi i urdëhron njerëzit të dalin në male të braktisin qytetet dhe kur e mori vesh Umeri nuk e qortoi… shumë vetë nuk e marin të mirëqenë sepse aty nuk përmenden xhamitët e as hapja apo mbyllja e tyre. Këtë ngjarje e transmeton Imam Ahmedi në Musnedin e tij 3/226 me zinxhir transmetueish të dobët, mirëpo historia e muslimanëve nuk mbyllet me kaq.

Në vitin 395 sipas hixhretit që përkon me vitin 941 e.s ra epidemia e Murtajës në Afrikë dhe kur mbërrti në qytetin e Kajravanit (të Tunizisë) u paralizuan aktivitetet aq sa të mbylleshin dhe furrat e bukëve e të boshatiseshin dhe xhamitë. (el-Bejan el-Mugrib fi Ahkbari el-Endelus uel-Magrib 1/257 të Ibn Adhari el-Merrakushi 1/257).

Në vitin 448 sipas hixhretit që përkon me vitin 1056 e.s në Andaluzi, kryesisht në Kortoba u mbyllën xhamitë nga thatësira dhe epidemia që i goditi aq sa nuk shikoje një namazli të vetëm nëpër xhami. (Sijeru A’lam en’Nubela të Dhebeiut 13/438)
Në vitin 749 të hixhretit që përkon me vitin 1348 e.s në Kajro u pezulluan aktivitetet festive, martesat deri dhe u mbyllën shumica e xhamive për shkak të Murtajës. U pezullua dhe ezani nëpër xhami përvec një ezani në qendër. (es-Suluk lima’rifeti Duveli el-Muluk 4/88 të Tekijjudin el-Mekrizit).

Ndërkohë kemi dhe raste të ndryshme shumë të vonshme ku me rastin e epidemive janë mbyllur xhamitë. Në vitin 1814 kur ra epidemia e Murtajës në gadishullin arab ku vdiqën prej haxhinjve plot 8000 vetë cka bëri dhe pezullimin e haxhit. Ngjarje të tilla epidemishë në kohën e haxhit kanë ndodhur dhe në vitin 1837 e më vonë. Ja ku është dhe sot bota islame dhe vendet arabe që po i mbyllin përkohësisht xhamitë për namaze dhe për xhuma derisa të kalojë rreziku i epidemisë gjë e cila do përcillet te brezat e mëvonshëm si ngjarje historike.

Sidoqoftë po e përsëris edhe një herë atë që kam shkruajtur në komente para tre ditëve se nuk është e nevojshme të gjehen ngjarje të tilla konkrete në histori sepse janë rregullat e fikhut dhe bazat e usulit ato që i bëjnë ulematë të përcaktojnë gjykimin se cfarë mund të bëhet në raste epidemishë.

Të ngjajshme

Njëherë e njëkohë….

Kushtrim Guraj

Ndihmo në ribotimin e librit shkrim-leximi arab-kuranor

Hevzi Hasani

Ai që pendohet është i dashuri i Zotit!

Kushtrim Guraj

Ti llogaritim veprat tona sot, para se me na i llogarit Krijuesi ynë nesër

Kushtrim Guraj

A të falet namazi i Bajramit nëpër shtëpia?

Kushtrim Guraj

Duaja e namazit te nates…

Hevzi Hasani

Sadakatul Fitri dhe rregullat e tij

Kushtrim Guraj

Marrëveshja e Hudejbisë dhe çlirimi i Mekës

Kushtrim Guraj

Kush ishin sahabët që braktisën kodrën e shigjetarëve në luftën e Uhudit?

Hevzi Hasani

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU