– A ju shërben juve telefoni i mençur apo ju jeni shërbëtori i tij?
Sot e kam lexuar këtë citat dhe kam menduar rreth tij.
Le të jemi të sinqertë, telefoni na shërben neve – prandaj ne e kemi atë në vend të parë.
* Na shërben për të na informuar rreth temave që kanë rëndësi për ne.
* Na shërben për të na lehtësuar komunikimin.
* Na shërben në forcimin e lidhjeve tona me familjen dhe miqtë.
Por nga ana tjetër ….
* Kur ndiheni të detyruar që të gjitha njoftimet t’i zbritni në zero – atëherë ju jeni shërbëtori i tij.
* Kur nuk jetoni në momentin e duhur dhe kur ju duhet t’i përgjigjeni gjithçkaje që i vjen atij – atëherë ju jeni shërbëtori i tij.
* Kur nuk përdorni materiale të dobishme, gjëra që ju bëjnë më të mençur dhe më të fortë, dhe në vend të kësaj jepeni pas klikimeve nëpër algoritme kompjuterike, atëherë ta dini se jeni i dobët në klikime – dhe atëherë jeni shërbëtori i tij.
Pyetja e re, të cilën sot, kur po e marr telefonin tim për herën e 100 (edhe më shumë), po ia shtroj vetes, është:
– A do ta bëj telefonin shërbëtorin tim, apo do të jem unë shërbëtori i tij?
Ju ftoj që edhe ju t’ia bëni vetvetes të njëjtën pyetje.
Nëse përgjigjja është: “Ajo që po bëj, më bën shërbëtor të telefonit”, mendoni se çfarë tjetër mund të bëni për ta rikthyer telefonin në qëllimin e tij të vërtetë – që të ju shërbejë.
Muhammed Esh Sherif; IslamBosna.ba;
Përshtati Miftar Ajdini