Rtv Pendimi

A ka mundësi një koment të shkurtër rreth sures Tekathur?

Pyetja:

Selam alejkum! Kam një pyetje. Kam parë në ëndërr se isha duke lexuar suren Tekathur. Si e komentoni këtë? Ju lutem, më tregoni si komentohet surja Tekathur.

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Në disa përgjigje të mëhershme kemi bërë vërejtje se nuk bëjmë komentimin e ëndrrave, por në këtë faqe gjendet një libër (fjalor i komentimit të ëndrrave) dhe mund të përdorni atë për të kuptuar ndoshta domethënien e ëndrrës suaj.

Ndërsa në lidhje me komentimin e sures Tekathur, për të cilën ju bëni pyetje, themi se surja tregon apo tërheq vërejtje se si njerëzit janë të zënë me jetën e kësaj bote dhe me bukuritë e saj, se si ata janë të preokupuar  për të shtuar pasurinë, famën, pasardhësit, pushtetin etj., dhe  kjo i bën ata ta harrojnë qëllimin e krijimit. Allahu i Madhërishëm me këtë sure i përkujton dhe i qorton njerëzit për këtë dhënie të tepërt pas kësaj bote. Me këtë sure gjithashtu i kujtohet besimtarit se jeta e kësaj bote nuk duhet ta pengojë atë për të punuar për botën tjetër. Allahu e di më së miri!

 

Hoxhë Alaudin Abazi

Klubikulturor

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH