- Pesë gjëra njihen nga pesë të tjera:
- Pemën e njeh nga frytet e saj.
- Gruan kur burri i saj varfërohet.
- Shokun gjatë vështirësive.
- Besimtarin gjatë belave.
- Bujarin gjatë nevojave.
- Pesë gjëra i ngritin pesë të tjera:
- Modestia e ngrit dijetarin.
- Pasuria e ngrit koprracin.
- Heshtja e ngrit të metën.
- Turpi e ngrit moralin.
- Shakaja e ngrit ngarkesën.
- Pesë gjëra i fshehin apo i prishin pesë të tjera:
- Gënjeshtra e fsheh të vërtetën.
- Pasuria i fsheh të metat.
- Devotshmëria e prish epshin.
- Të përfolurit e prish lëmoshën.
- Nevoja i prish parimet.
- Pesë gjëra të çojnë deri në pesë të tjera:
- Syri deri në imoralitet.
- Lakmia deri në pendim.
- Bindja deri në kënaqësi.
- Udhëtimet e shpeshta deri në njohje.
- Diskutimi deri në zënka.
- Pesë gjëra i sjellin pesë të tjera:
- Istigfari e sjell riskun.
- Ulja e shikimit e sjell mendjemprehtësinë.
- Turpi e sjell hairin.
- Zemërimi e sjell keqardhjen.
- Të folurit butë e sjell përfitimin e zemrave.
- Pesë gjëra i largojnë pesë të tjera:
- Të folurit butë e largon zemërimin.
- Kërkimi mbrojtje nga Allahu e largon shejtanin.
- Përmbajtja e gjuhës e largon gabimin.
- Duaja i largon problemet, me lejen e Allahut.
- Të vepruarit me kujdes e largon keqardhjen.
- Pesë gjëra ta jepin lumturinë:
- Fëmija i respektueshëm.
- Gruaja e ndershme
- Shoku i sinqertë.
- Fqinji besimtar.
- Dijetari që e kupton fenë thellësisht.
- Pesë gjëra bëhen të bukura me pesë të tjera.
- Shëndeti me jetë të bollshme.
- Udhëtimi me shoqëri të mirë.
- Bukuria me moral të mirë.
- Gjumi me ndërgjegje të pastër.
- Nata me përmendjen e Allahut.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU