Rtv Pendimi
Good life Restaurant
Samet Tours
auto lider
Dija & Daveti Mirësjellja - Edukata fetare

A KE DËGJUAR PËR KËTO PESË GJËRA?

Muslim Shop
  • Pesë gjëra njihen nga pesë të tjera:
  1. Pemën e njeh nga frytet e saj.
  2. Gruan kur burri i saj varfërohet.
  3. Shokun gjatë vështirësive.
  4. Besimtarin gjatë belave.
  5. Bujarin gjatë nevojave.
  • Pesë gjëra i ngritin pesë të tjera:
  1. Modestia e ngrit dijetarin.
  2. Pasuria e ngrit koprracin.
  3. Heshtja e ngrit të metën.
  4. Turpi e ngrit moralin.
  5. Shakaja e ngrit ngarkesën.
  • Pesë gjëra i fshehin apo i prishin pesë të tjera:
  1. Gënjeshtra e fsheh të vërtetën.
  2. Pasuria i fsheh të metat.
  3. Devotshmëria e prish epshin.
  4. Të përfolurit e prish lëmoshën.
  5. Nevoja i prish parimet.
  • Pesë gjëra të çojnë deri në pesë të tjera:
  1. Syri deri në imoralitet.
  2. Lakmia deri në pendim.
  3. Bindja deri në kënaqësi.
  4. Udhëtimet e shpeshta deri në njohje.
  5. Diskutimi deri në zënka.
  • Pesë gjëra i sjellin pesë të tjera:
  1. Istigfari e sjell riskun.
  2. Ulja e shikimit e sjell mendjemprehtësinë.
  3. Turpi e sjell hairin.
  4. Zemërimi e sjell keqardhjen.
  5. Të folurit butë e sjell përfitimin e zemrave.
  • Pesë gjëra i largojnë pesë të tjera:
  1. Të folurit butë e largon zemërimin.
  2. Kërkimi mbrojtje nga Allahu e largon shejtanin.
  3. Përmbajtja e gjuhës e largon gabimin.
  4. Duaja i largon problemet, me lejen e Allahut.
  5. Të vepruarit me kujdes e largon keqardhjen.
  • Pesë gjëra ta jepin lumturinë:
  1. Fëmija i respektueshëm.
  2. Gruaja e ndershme
  3. Shoku i sinqertë.
  4. Fqinji besimtar.
  5. Dijetari që e kupton fenë thellësisht.
  • Pesë gjëra bëhen të bukura me pesë të tjera.
  1. Shëndeti me jetë të bollshme.
  2. Udhëtimi me shoqëri të mirë.
  3. Bukuria me moral të mirë.
  4. Gjumi me ndërgjegje të pastër.
  5. Nata me përmendjen e Allahut.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Të ngjajshme

MOS E HARRO KËTË RREGULL NË JETË

Irfan Jahiu

DISA VEPRA QË I SHLYEJNË MËKATET

Irfan Jahiu

MUAJI DHULKADE -RREGULLA DHE DOBI

Irfan Jahiu

E BUKUR ËSHTË DASHURIA, ATËHERË KUR E GJEN ATË QË E MERITON

Irfan Jahiu

E DREJTA E ÇDO NJERIU ËSHTË TË ËNDËRROJË DHE TË SHPRESOJË

Irfan Jahiu

PËR KËTË PERSON IA VLEN TË LUFTOSH

Irfan Jahiu

THYERJA E ZEMRËS ËSHTË MË E RËNDË SESA AJO E ESHTRAVE

Irfan Jahiu

MË PYETËN DHE U PËRGJIGJA

Irfan Jahiu

CILËSITË E NAIVIT

Irfan Jahiu