Pyetje: Gjatȅ tavafit nȅ umre e kam humbur abdestin dhe nuk kam ditur ç’tȅ veproj kȅshtuqȅ kam dalur, kam marrȅ abdest dhe e kam pȅrsȅritur tavafin e pastaj e kam kryer sa’jin mes saffas dhe mervas. A kam vepruar saktȅ? Dhe çka kam pasur obligim tȅ veproj?
Falȅndȅrimi dhe lavdȅrimi (hamdi) i takon Allahut
Ti vetȅmse ke vepruar shum mirȅ me kthimin tȅndȅ pȅr pȅrsȅritjen e abdestit dhe tȅ tavafit, dhe e ke marrur at qȅ ȅshtȅ mȅ e mira dhe më e sigurt, ngase shumica e dijetarȅve kan pasur mendimin se tȅ qenurit me abdest (nȅ pastȅrti) ȅshtȅ kusht pȅr vlefshmȅrine (saktȅsinȅ) e tavafit sikur namazi. Ashtu sikurse nuk pranohet namazi prej atij qe nuk ka abdest derisa t’a merr atȅe njejta vlenȅ pȅr tavafin.
Ibn Kudameh (rahimehullah) ka thȅnȅ:
“Pastȅrtia ȅshtȅ kusht pȅr saktȅsinȅ e tavafit, nȅ transmetimin e njohur nga Imam Ahmedi. Ky ȅshtȅ edhe qȅndrimi i Imam Malikut dhe Imam Shafiut”
Ȅshtȅ argumentuar pjesa dȅrrmuese (xhumhuri) e dijetarȅve nȅ lidhje me kȅtȅ qȅndrim me disa argumente. Prej tyre janȅ kȅto:
1) Fjala e tȅ dȅrguarit sal-Allahu ve sel-lem: “Tavafi rreth shtȅpisȅ sȅ shenjtȅ (Qabȅs) ȅshtȅ namaz,pȅrveçse ju flasni nȅ tȅ” (Shȅnon Tirmidhiu {960} dhe Shejh Albani thot se ȅshtȅ I saktȅ hadithi nȅ librin Irȅaul Ghaliil {121})
2) Ȅshtȅ vȅrtetuar nȅ dy Sahihat (dmth. Buhari dhe Muslim) nga Aisha radij Allahu anha se ka thȅnȅ:” Kur ka dȅshiruar i dȅrguari sal-Allahu alejhi ve sel-lem tȅ bȅjȅ tavaf, ka marrur abdest ” Dhe ka thȅnȅ sal-Allahu alejhi ve sel-lem:” Merrni nga un ritualet e juaja” (Shȅnon Muslimi {1297})
Nȅ Fetawa Shejh Ibn Baz (214-17/213)
3- Ȅshtȅ vȅrtetuar nȅ dy Sahihat se i dȅrguari sal-Allahu alejhi we sel-lem i ka thȅnȅ Aishȅs radij Allahu anha kur ajo ka qenȅ me menstruacione:” Vepro atȅ qȅ vepron haxhiu pȅrveçse tavafit rreth shtȅpisȅ (Qabȅs) derisa tȅ pastrohesh.”
Dhe ȅshtȅ pyetur Shejh Bin Bazi (rahimehullah):” Njȅ e afȅrme e imja ka bȅrȅ umre nȅ ramazan dhe kur ka hyrȅ nȅ harem (Qabe) e ka prishur abdestin duke liruar
gazra dhe ȅshtȅ turpȅruar pȅr t’a lajmȅruar burrin e saj qȅ dȅshiron tȅ marrȅ abdest, kȅshtuqȅ ajo e ka kryer tavafin dhe pasi qȅ e ka kryer atȅ, ka shkuar vetȅ ka marrȅ abdest dhe e ka kryer sa’jin. A duhet ajo tȅ prej kurban apo a ka shpagim pȅr tȅ?”
Ȅshtȅ pȅrgjigjur:” Tavafi i saj nuk ȅshtȅ nȅ rregull sepse prej kushtȅve pȅr saktȅsinȅ e tavafit ȅshtȅ pastȅrtia, ashtu sikur namazi, e ajo duhet tȅ kthehet nȅ Mekke dhe tȅ bȅnȅ tavaf rreth qabȅs dhe ȅshtȅ e pȅlqyeshme pȅr tȅ t’a pȅrsȅritȅ sajin ngase shumica e dijetarȅve nuk e lejojnȅ qȅ t’a bȅjȅ sa’jin para tavafit dhe t’i shkurton flokȅt nga tȅrȅ koka {1} dhe tȅ dal nga ihrami e nȅse ka pasur marrȅdhȅnie intime me burrin e saj ai (burri) duhet tȅ prej kurban nȅ Mekke pȅr tȅ varfurit dhe ajo duhet tȅ bȅjȅ umre tȅ re nga i njejti mikati {2} nga i cili e ka bȅrȅ nijetin pȅr umren e parȅ. Ngase umreja e parȅ ȅshtȅ bȅrȅ e pavlefshmȅ me marrȅdhȅniet intime, kȅshtuqȅ ajo duhet tȅ veproj ashtu siç e cekȅm dhe pastaj bȅnȅ pra umre tȅ re nga mikati i njejtȅ sikurse nȅ umren e parȅ, pamarrparasysh a ȅshtȅ kjo nȅ at moment apo nȅ njȅ kohȅ tjetȅr. Mvarȅt prej fuqisȅ sȅ saj. Allahu jep suksesin!
{Fetawa Shejh Bin Baz 215-17/214}
Poashtu ȅshtȅ pyetur rreth njȅ burrȅ i cili gjatȅ tavafit ka liruar gazra. A duhet t’a ndȅrpresȅ tavafin apo duhet t’ȅ vazhdoj?
Ȅshtȅ pȅrgjigjur:” Nȅse njeriu e prishȅ abdestin nȅ tavaf duke liruar gazra apo urinȅ apo spermȅ apo duke prekur organin gjenital apo diçka tȅ ngjajshme me to,ai duhet t’a ndȅrpresȅ tavafin, tȅ shkoj pȅr tȅ marrur abdest dhe tȅ vazhdoj aty ku ka qenȅ, e kjo ȅshtȅ e sakta edhepse ka divergjencȅ nȅ kȅtȅ çȅshtje mirȅpo kjo ȅshtȅ mȅ e sakta ne tavaf dhe nȅ namaz,pȅr arsye tȅ fjalȅs sȅ dȅrguarit sal-Allahu alejhi we sel-lem:” Nȅse lȅshon gazra dikush nga ju nȅ namaz, atȅherȅ le t’ȅ largohet nga namazi le t’ȅ marr abdest dhe le t’a pȅrsȅris namazin” (Shȅnon Abu Davudi dhe Ibn Huzejma thot se hadithi ȅshtȅ i saktȅ dhe tavafi ȅshtȅ nga lloji i namazit nȅ pȅrgjithȅsi…”
Disa dijetarȅ posedojnȅ qȅndrimin se pastȅrtia (tȅ qenurit me abdest) nuk ȅshtȅ kusht i tavafit. Ky ȅshtȅ medh’hebi i Imam Ebu Hanifȅs (rahimehullah) dhe kȅtȅ mendim e ka zgjedhur Shejhul Islam Ibn Tejmijjeh. [13.02.2015, 19:52] Ardian Elezi (Abu Isa) ?: Kȅta iu kan kundȅrpȅrgjigjur mendimit tȅ parȅ nȅ kȅtȅ formȅ:
Sa i pȅrket hadithit “Tavafi rreth shtȅpisȅ sȅ shenjtȅ (Qabȅs) ȅshtȅ namaz” kan thȅnȅ: Nuk ȅshtȅ vȅrtetuar prej fjalȅvȅ tȅ dȅrguarit sal-Allahu alejhi ve sel-lem mirȅpo prej fjalȅve tȅ Ibn Abbasit (radij Allahu anhuma). Imam Neveviu ka thȅnȅ nȅ “El
Mexhmuu'”: ” E sakta ȅshtȅ se ky hadith ȅshtȅ ‘Meukuuf’ {3} tek Ibn Abbasi. Kȅshtu e cekin edhe Bejhekiu dhe dijetarȅ tȅ tjerȅ.”
E sa i pȅrket veprȅs sȅ dȅrguarit sal-Allahu ve sel-lem se ai e ka bȅrȅ tavafin duke qenȅ me abdest kan thȅnȅ: ” Kjo nuk aludon nȅ obligueshmȅri por nȅ pȅlqyeshmȅri ngase i dȅrguari sal-Allahu alejhi we sel-lem e ka vepruar kȅtȅ mirȅpo nuk ȅshtȅ transmetuar se ai i ka urdhȅruar shokȅt e tij me kȅtȅ.
E sa i pȅrket fjalȅs sȅ dȅrguarit sal-Allahu alejhi ve sel-lem drejtuar Aishes radij Allahu anha:” Vepro atȅ qȅ vepron haxhiu pȅrveçse tavafin rreth shtȅpisȅ (Qabȅs) derisa tȅ pastrohesh” me tȅ vȅrtetȅ e ka ndaluar i dȅrguari sal-Allahu alejhi ve sel-lem prej tavafit ngase ajo ishte me menstruacione dhe ajo qȅ ȅshtȅ me mentruacione nuk i lejohet hyrja nȅ xhami.
Shejhul Islam ibn Tejmijjeh ka thȅnȅ:”Ata tȅ cilȅt e obligojnȅ abdestin pȅr tavaf nȅ origjinȅ nuk kan argument ngase nuk e ka transmetuar dikush nga i dȅrguari sal-Allahu alejhi we sel-lem as me zinxhir transmetuesish tȅ fortȅ e as tȅ dobȅt qȅ ai ka urdhȅruar abdestin pȅr tavaf duke pasur parasysh se me tȅ kan bȅrȅ haxh shum njerȅz dhe ka kryer disa umre dhe njerȅzit kan kryer umren me tȅ e sikur tȅ ishte abdesti obligim pȅr tavaf do t’a qartȅsonte i dȅrguari sal-Allahu alejhi ve sel-lem me njȅ qartȅsim tȅ pȅrgjithshȅm dhe po t’a kishte qartȅsuar kȅtȅ muslimanȅt do t’a kishin transmetuar njȅ gjȅ tȅ tillȅ nga ai e nuk do t’a kishin anashkaluar. Mirȅpo ȅshtȅ e transmetuar nȅ argument tȅ vȅrtetȅ se ai kur bȅnte tavaf merrte abdest e kjo vetȅm nuk aludon nȅ obligueshmȅri se ai me tȅ vȅrtetȅ merrte abdest pȅr çdo namaz dhe ka thȅnȅ:” Un me tȅ vȅrtetȅ e kam urryer tȅ pȅrmend Allahun duke mos qenȅ me abdest (pȅrveçse duke qenȅ me abdest)”
{Mexhmuu’ el fetaȅa (273/21)}
Dhe ky mendim- pra mosqenja e obligueshmȅrisȅ (kushtȅzimit) sȅ abdestit pȅr tavaf-edhe pȅr shkak fuqisȅ sȅ argumentit qȅ posedon dhe animit tȅ argumeteve nga ky mendim, nuk i takon njeriut tȅ shkon pȅr tavaf pa abdest, ngase tavafi nȅ gjendje tȅ abdestit ȅshtȅ padyshim mȅ i mirȅ dhe mȅ e prioritarȅ dhe mȅ larg bartjes sȅ pȅrgjegjȅsisȅ (dhe fajit) dhe me kȅtȅ shpȅton njeriu nga kundȅrshtimi i pjesȅs dȅrrmuese (xhumhurit) tȅ dijetarȅve.
Mirȅpo iu ipet hapȅsira njeriut pȅr praktikimin e kȅtij lehtȅsimi nȅ rast vȅshtirȅsie tȅ rȅndȅ pȅr rrethanat e abdestit e njȅ gjȅ e tillȅ ȅshtȅ prezente nȅ ditȅt e sezonave (tȅ haxhit) ose kur ȅshtȅ personi i sȅmurȅ apo i shtyer nȅ moshȅ e qȅ gjen vȅshtirȅsi pȅr ruajtjen e abdestit nȅ kallaballȅk tȅ rȅndȅ dhe presion e kshtu me rradhȅ.
Shejh Ibn Uthejmini (rahimehullah) pasiqȅ iu pȅrgjigjet argumenteve tȅ xhumhurit (pjesȅs dȅrrmuese tȅ dijetarȅve) thot:”Mbi kȅtȅ, mendimi mȅ i favorizuar nȅ tȅ cilin qetȅsohet shpirti ȅshtȅ se nuk kushtȅzohet abdesti nȅ tavaf pȅr papastȅrtinȅ e vogȅl (4} mirȅpo kjo ȅshtȅ mȅ e mirȅ dhe mȅ e plotȅ duke pasuar tȅ dȅrguarin sal-Allahu alejhi we sel-lem dhe nuk i pȅrket njeriut t’a lenȅ kȅtȅ pȅr shkak kundȅrshtimit tȅ xhumhurit nȅ kȅtȅ. Mirȅpo nganjȅherȅ po iu bȅhet e domsdoshme (imponohet) njeriut mendimi tȅ cilin e zgjodhi Shejhul Islami sikurse : Nȅse dikush e prish abdestin gjat tavafit kur ka kallaballȅk tȅ rȅndȅ dhe mendimi se ai duhet tȅ shkoj tȅ marr abdest e tȅ kthehet nȅ ketȅ kallaballȅk tȅ rȅndȅ,posaqȅrisht kur atij nuk i kan mbetur pȅrveçse pak rrotullime, posedon rraskapitje/vȅshtirȅsi shum tȅ madhe e aty ku ka vȅshtirȅsi tȅ rȅndȅ dhe nuk del nȅ shesh argument i qartȅ, me tȅ vȅrtetȅ nuk na takon t’i obligojmȅ njerȅzit me tȅ, por ne e ndjekim atȅ qȅ ȅshtȅ mȅ e lehtȅ dhe mȅ me pak mundime ngase tȅ obliguarit e njerȅzve me atȅ qȅ posedon vȅshtirȅsi pa argument tȅ qartȅ e asgjȅson ose kundȅrshton fjalȅn e Allahut:
…”.يُرِيدُ اللَّـهُ بِكُمُ الْيُسْرَ وَلَا يُرِيدُ بِكُمُ الْعُسْر …َ”
…Allahu dȅshiron lehtësi për ju, e jo vështirësi e mundime,…” (Kur’an 2:185)”
{ Libri: Esh-Sherh el Mumti’ (300/7)}
Mirȅpo sa i pȅrket sa’jit: Nuk kushtȅzohet nȅ tȅ abdesti e ky ȅshtȅ mendimi i katȅr medh’hebeve, Imam Ebu Hanifȅs, Imam Malikut, Imam Shafiut dhe Imam Ahmedit. Bile i lejohet gruasȅ me menstruacione tȅ kryen sa’jin mes saffas dhe mervas, ngase i dȅrguari sal-Allahu alejhi ve sel-lem nuk e ka ndaluar gruan me menstruacione pȅrveçse nga tavafi dhe i ka thȅnȅ Aishes radij Allahu anha- kur ajo ishte me cikȅl mujorȅ:” Vepro çdo gjȅ pȅrveçse tavafin rreth shtȅpisȅ (Qabȅs)”
{Shiko el Mughni 264/5}
Shejh Ibn Uthejmini (rahimehullah) thot:”Nȅse e bȅnȅ sa’jin duke mos pasur abdest apo duke qenȅ xhunub apo gruaja e bȅnȅ sa’jin duke qenȅ me menstruacione: Me tȅ vȅrtetȅ kjo ȅshtȅ e vlefshme mirȅpo mȅ e mira ȅshtȅ duke qenȅ i pastȅrt me abdest.
{Libri:Esh-Sherh el Mumti’ (311,310/7)}
Allahu e din mȅ sȅ miri http://islamqa.info/ar/34695
Pȅrktheu dhe pȅrshtati nga arabishtja: Ardian Elezi
Medineh, 26.10.2014
1} I kapȅ flokȅt dhe pret sa maja e gishtit! (Shenim nga Pȅrkthyesi)
2} Mikati ȅshtȅ vendi ku bȅhet nijjeti pȅr umre ose haxh! (Shȅnim nga Pȅrkthyesi)
3}Meukuuf quhet hadith i cili ndalet nȅ zinxhirin e tranmetuesve tek sahabȅt nȅ kȅtȅ rast Ibn Abbasi (Shȅnim nga Pȅrkthyesi)
4} Papastȅrti e vogȅl ȅshtȅ thjesht kur njeriu nuk ȅshtȅ me abdest e jo nȅ gjendjen e xhunubllȅkut ngase kjo gjendje konsiderohet papastȅrtia e madhe (Shȅnim nga Pȅrkthyesi)