Rtv Pendimi

A lejohet bashkimi i bashkëshortëve me sihër?

NDALOHET BASHKIMI APO NDARJA E BASHKËSHORTËVE ME SIHËR(MAGJI)

Pyetje:

I nderuari Hoxhë!
A lejohet bashkimi i bashkëshortëve me sihër?

Përgjigje:

Duke u bazuar në argumentet e qarta, vimë në përfundim se ky veprim është i ndaluar( haram) rreptësisht në Fenë Islame.

Pra, nuk lejohet ta përdorim sihrin me qëllim që të bashkohen apo ndahen bashkëshortët.
Ky veprim mund të jetë ndonjëherë shirk ose kufër.

Allahu,- xhele veala!,- ka thënë:

وَاتَّبَعُوا مَا تَتْلُو الشَّيَاطِينُ عَلَىٰ مُلْكِ سُلَيْمَانَ ۖ وَمَا كَفَرَ سُلَيْمَانُ وَلَـٰكِنَّ الشَّيَاطِينَ كَفَرُوا يُعَلِّمُونَ النَّاسَ السِّحْرَ وَمَا أُنزِلَ عَلَى الْمَلَكَيْنِ بِبَابِلَ هَارُوتَ وَمَارُوتَ ۚ وَمَا يُعَلِّمَانِ مِنْ أَحَدٍ حَتَّىٰ يَقُولَا إِنَّمَا نَحْنُ فِتْنَةٌ فَلَا تَكْفُرْ ۖ فَيَتَعَلَّمُونَ مِنْهُمَا مَا يُفَرِّقُونَ بِهِ بَيْنَ الْمَرْءِ وَزَوْجِهِ ۚ وَمَا هُم بِضَارِّينَ بِهِ مِنْ أَحَدٍ إِلَّا بِإِذْنِ اللَّـهِ ۚوَيَتَعَلَّمُونَ مَا يَضُرُّهُمْ وَلَا يَنفَعُهُمْ ۚ وَلَقَدْ عَلِمُوا لَمَنِ اشْتَرَاهُ مَا لَهُ فِي الْآخِرَةِ مِنْ خَلَاقٍ ۚ وَلَبِئْسَ مَا شَرَوْا بِهِ أَنفُسَهُمْ ۚ لَوْ كَانُوا يَعْلَمُونَ

‘’Dhe shkonin pas asaj që u kanë folur djajtë për mbretërinë e Sulejmanit. Sulejmani nuk ka qenë mosbesimtar, – porse djajtë janë mosbesimtarë (patën mohuar) duke i mësuar njerëzit magji dhe çka u zbriti dy engjujve, Harut dhe Marut, në Babilon.
Dhe ata dy nuk ia kanë mësuar askujt, madje thoshin:
“Ne jemi vetëm një sprovë, ti mos u bën mosbesimtar!”
Dhe njerëzit mësonin prej atyre dyve si ta ndajnë burrin prej gruas, por me këtë nuk mund t’i bënin dëm kurrkujt pa vullnetin e All-llahut.
Dhe mësonin atë që u bën dëm atyre e nuk u bën kurrfarë dobie edhe pse e kanë ditur se ai që e merrte atë (mjeshtri) nuk do të ketë kurrfarë fati në botën tjetër. Po shumë e keqe është ajo, nëse e dinë, për çka e kanë shitur veten’’.
( Kur’an: El Bekare- 102.

Allahu është më i Dituri!

Shejh Muhamed bin Salih el Uthejmin,- Allahu e mëshiroftë!

Nga arabishtja:
Suad B. Shabani

TË NGJAJSHME