Rtv Pendimi

A lejohet hedhja e disa pikave në sy, vesh apo hundë, gjatë periudhës së agjërimit!?

DISPOZITA E PËRDORIMIT TË DISA BARNAVE GJATË AGJËRIMIT!

Pyetja:
A lejohet hedhja e disa pikave në sy, vesh apo hundë, gjatë periudhës së agjërimit!?

Përgjigje:

Duhet të ketë kujdes musliamani, sepse nëse këto pika arrijnë dhe depërtojnë në stomak, atëherë në këtë rast agjërimi prishet.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:
“Thelloje gargarën tënde(gjatë marrjes abdes, hedhja e ujit në gojë) vetëm nëse je agjërues”.

Dije vëlla !
Se nëse sigurohesh se pikat e hedhura arrijn deri ne stomakun tënd, atëherë të ndalohet hedhja e këtyre pikave, porse nëse nuk arrinë, në këtë rast hedhi pikat, dmth, fjala është për hedhjen e pikave ne hundë.

Ndërsa lejohet hedhja e pikave në vesh dhe në sy. Këto dy organe shqisash nuk kanë lidhje me organet e brendshme në të cilat hynë dhe depërton ushqimi.

Allahu është më i Dituri!.

Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.

Nga arabishtja:
Suad B. Shabani.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH