MARDHËNIET SEKSUALE GJATË PERIUDHËS SË SHTATËZANISË!
Pyetje: I nderuari Hoxhë!
A lejohet kryerja e mardhënieve seksuale gjatë periudhës së shtatëzanisë?!
Po, kryerja e mardhënieve seksuale gjatë periudhës së shtatëzanisë lejohet.
Allahu,- xhele veala!,- ka thënë:
نِسَاؤُكُمْ حَرْثٌ لَّكُمْ فَأْتُوا حَرْثَكُمْ أَنَّىٰ شِئْتُمْ ۖ
” Gratë tuaja janë arat tuaja, dhe afroheni arave tuaja si të doni ”.
(Kur’an; El Bekare: 223).
وَالَّذِينَ هُمْ لِفُرُوجِهِمْ حَافِظُونَ ﴿٥﴾ إِلَّا عَلَىٰ أَزْوَاجِهِمْ أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُمْ فَإِنَّهُمْ غَيْرُ مَلُومِينَ ﴿٦﴾
” Dhe të cilët i ruajnë organet e veta gjenitale, (5) përpos (në martesë) me gratë e tyre ose me skllavëreshat e tyre, (për këto) ata nuk janë të qortuar”.
( Kur’an; El Mu;minun: 5-6).
Me shprehjen ” gratë e tyre”, në ajetin e lartëpërmendur kuptojmë se në bazë burri e ka të lejuar të kryejë mardhënie seksuale në çdo kohë me gruan e tij, me përjashtim të atyre rasteve kur vjen argument i saktë dhe ndalon veprimin e ndonjë gjëje.
Andaj, themi se për kryerjen e mardhënieve seksuale nuk ka nevojë për ndonjë argument.
Mardhëniet seksuale ndalohen kur gruaja është në periudhën e menstruacioneve dhe lehonisë, derisa ajo të pastrohet.
Mirëpo, kjo nuk do të thotë se gjatë kësaj periudhe burri nuk mundet të kënaqet me pjesët e tjera të trupit të gruasë së tij.
Gjithashtu mardhëniet seksuale ndalohen të kryhen në vrimën anale, sepse ai është vendi ku dalin fëlliqësirat dhe papastërtitë.
Allahu është më i Dituri!.
Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Nga arabishtja:
Suad B. Shabani