Rtv Pendimi

A lejohet motra muslimane të vozisë automobil?

Pyetja:

A lejohet motra muslimane të vozisë automobil?

Përgjigja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit

Atë që duhet ta dijnë muslimanët është se femra në esencë duhet të qëndrojë në shtëpi dhe dalja e saj, mos të bëhet sikurse dalja e burrit. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme, falni namazin, jepni zeqatin dhe respektoni Allahun dhe të dërguarin e Tij.”

Allahu i Lartësuar kur e krijoi femrën dhe mashkullin, i specifikoi ata dy me gjëra që dallojnë nga njëri-tjetri. Prandaj, gruaja ka obligim që të përkujdeset për familjen, edukimin e fëmijve… kurse burri ka obligim të përkujdeset rreth të gjitha nevojave  të gruas dhe familjës, duke filluar nga ato esenciale (ushqim, veshmbathje, etj), pastaj edhe nevojat e tjera.

Nga kjo që u tha më lartë nuk nënkuptojmë se gruaja fare nuk e ka të lejuar të dalë nga shtëpia. I lejohet asaj të dalë për nevoja të ndryshme qoftë për shkollim, vizitë, apo nëse është e nevojshme edhe të punojë, apo ndonjë gjë tjetër. Por ajo që duhet të theksojmë këtu është që dalja e saj mos të konsiderohet sikurse dalja e burrit. Prandaj nëse ajo dëshiron të dalë kërkohet t`i ketë parasysh gjërat që do t’i përmendim më poshtë:

  1. Mos të bëhet dalja e saj pa lejen e burrit.
  2. Nëse dalja konsiderohet udhëtim (sefer) ku shkurtohet namazi dhe i lejohet ta prishë agjërimin, atëherë ajo duhet të jetë e shoqëruar me mahrem (mashkull i moshërritur, i afërt, me të cilin nuk i lejohet martesa, si: babai, djali, burri, etj).
  3. Nëse femra punon, atëherë nuk lejohet që në këtë punë të përzihet me meshkuj të huaj apo të vetmohet me ta.

Këto janë kushtet e domosdoshme që gruaja duhet t`i ketë parasysh në daljen e saj, kushte të cilat nxirren nga citatet e shumta kuranore, apo hadithe të cilat nuk do të përmenden për shkak të moszgjerimit.

Pas kësaj hyrje të domosdoshme rreth pyetjes që bëtë themi se femra lejohet të vozisë makinë dhe hypja dhe vozitja e makinës nga ajo është e njejtë sikurse çdo mjet tjetër transporti. Transmetohet se Aishja e ngiste deven gjatë udhëtimit, së bashku me Profetin (salallahu alejhi ue selem).

Disa nga dijetarët bashkohorë janë më rigoroz në këtë dhe nuk lejojnë këtë për shkak të rrethanave dhe situatës së vendeve të tyre, jo pse kjo gjë në esencë është e ndaluar, por nga aspekti se kjo punë është e lejuar në thelb, por për shkaqe të ndryshme në shumicën e rasteve ajo vepër shpie në haram, e që në gjuhën e terminologjisë së sheriatit quhet: “sedu dherai”.

Prandaj ne themi se po të ishin rrethanat e tilla edhe në vendin tonë do të ishte e njejta dispozitë.

Së fundi, themi se vozitja e makinës për femrën muslimane lejohet, nëse ajo i përmbahet këtyre kritereve: ta nxjerrë patenten e shoferit me leje nga burri apo përgjegjësi i saj, nëse nuk është e martuar, t`i përmbahet mbulesës islame, të dal nga shtëpia për shkaqe të nevojshme dhe me leje të burrit, të largohet nga vozitja në vende të shkreta (ku nuk ka njerëz dhe është e mundur t`i paraqitet ndonjë rrezik), të largohet nga vozitja në orët e vona të natës, të vozisë brenda në qytet dhe mos të udhtojë vetëm (pa mahrem), pasi është e mundur që të ndodh ndeshje apo diçka tjetër dhe të mos u ekspozohet disa situatave që nuk janë të lejuara apo të mira për të.

Nëse femra muslimane u përmbahet këtyre kritereve, atëherë lejohet të vozisë makinë, edhe pse themi se kjo punë është më shumë nga specifikat e burrave, pasi muslimanja e cila vozitë makinë është mjaft afër disa situatave me të cilat mund të bjerë në haram, qoftë edhe në formë indirekte, prandaj i porosisim femrat muslimane që të mos nxitojnë në marrjen e një vendimi të tillë, përveç situatave që është e domosdoshme për to. Allahu e di më së miri.

Hoxhë Alaudin Abazi

/klubiklulturor

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH