A lejohet operimi i hundës ?

Pytja:

Kam një pytje për hoxhën: unë jam 24 vjeçare e martuar vitin e fundit kam pas pak problem me hundën, e kam pak të madhe e kjo pjesa që lidhët me syntë po më ndikon në shikimin. A më lejohet operimi i hundës ?

Përgjigjja:

1.Lejohet operimi i hundës nëse ka pengesa shëndetsore.
2.Lejohet për largimin e shëmtimit të njeriut.
3.Nuk lejohet për shtimin e bukurisë.
Sipas asaj që përshkruan motra. Lejohet ndërhyrja kirurgjike për eliminimin e pengesës.
Allahu e din më së miri
Hoxhë Sali Ibrahimi