Pyetja:
Eselamu alejkum!
A lejohet që të veshë femra para burrit ose mahremit pantallona apo kostum sportiv, që e kanë modelin për femra, mirëpo në esencë janë përngjasim i meshkujve?
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!
Nuk është e lejuar që një mashkull të veshë rroba të femrave dhe anasjelltas sepse këta persona janë të mallkuar nga vetë Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të. Kurse të veshurit e pantallonave apo kostumeve sportive (apo trenerkave) që janë për femra janë të lejuara para burrit të saj, kurse para mahremit janë të lejuara me disa kushtëzime, si: të mos jenë të ngushta në mënyrë që të mos përshkruajnë formën e trupit të saj dhe të mos jenë të tejdukshme.
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Fatmir Raçi
/klubikulturor