[There are no radio stations in the database]

A lejohet që zekati t’u jepet të afërmve të varfër si vëllai, motra, axha dhe halla?

Pyetje:
A lejohet që zekati t’u jepet të afërmve të varfër si vëllai, motra, axha dhe halla?

Përgjigje:
Falënderimi i takon Allahut.

Dhënia e zekatit të afërmve që janë prej atyre që e meritojnë zekatin është më e mirë sesa dhënia atyre që nuk janë të afërm, sepse lëmosha ndaj të afërmit është lëmoshë dhe lidhje farefisnore. Pejgamberi (paqja dhe lavdia e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Me të vërtetë, lëmosha që i jepet të varfrit është lëmoshë, ndërsa ajo që i jepet të afërmit është dy gjëra: lëmoshë dhe lidhje farefisnore.”
(E transmeton Nesaiu nr. 2581 dhe Tirmidhiu nr. 658, dhe është saktësuar nga Albani në Sahih Nesai nr. 2420.)

Përjashtim bëjnë të afërmit ndaj të cilëve ke për detyrë të shpenzosh, pra nëse këtyre ua jep zekatin për të ruajtur pasurinë tënde nga shpenzimi për ta, atëherë kjo nuk lejohet.

Por nëse pasuria jote nuk është e mjaftueshme për të shpenzuar për ta, atëherë nuk ka problem t’ua japësh atyre zekatin. Gjithashtu, nëse ata kanë borxhe ndaj njerëzve dhe ti ua shlyen borxhet nga zekati yt, kjo po ashtu lejohet, sepse borxhet nuk është detyrë për të afërmin që t’i shlyejë për të afërmin e tij. Kështu që shlyerja e tyre me zekat është e vlefshme, edhe nëse është fjala për babain apo djalin tënd që ka borxh dhe nuk mund ta paguajë, atëherë lejohet që ti t’ia shlyesh atij borxhin me zekatin tënd.

(Fetvatë e shejh Muhamed Salih el-Uthejmin 1/461)

Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri


[There are no radio stations in the database]
Kanali 1
Kanali 2
Share on Facebook
Share on Twitter
Share on Pinterest
Share on Linkedin
Send by Whatsapp