Pink pastel color question mark isolate on pink background with shadow and reflection 3D rendering

A lejohet shakaja me gënjeshtra?

Pyetja:

A lejohet gënjeshtra e atij që bën shaka, dmth., gënjeshtra me shaka?

***

Përgjigja:

Gënjeshtra nuk lejohet as me shaka dhe as seriozisht, sepse është prej veseve të ulëta, me të cilat nuk cilësohet askush tjetër përveç hipokritëve. Është për të ardhur keq që dëgjojmë nga disa njerëz, që e ndajnë gënjeshtrën në dy pjesë: Në gënjeshtër të bardhë dhe në gënjeshtër të zezë. Nëse gënjeshtra shkakton dëm si ngrënie të pasurisë ose cënim etj., ata e konsiderojnë këtë gënjeshtër të zezë, e nëse nuk përmban këto atëherë e konsiderojnë gënjeshtër të bardhë. Kjo lloj ndarje është krejtësisht e kotë sepse gënjeshtra është e gjitha e zezë, mirëpo të zezës i shtohet e zeza sa herë që dëmi është më i madh.

Me këtë rast i bëj thirrje të gjithë vëllezërve të mi muslimanë që të ruhen nga ajo që bëjnë disa mendjelehtë me gënjeshtrën e prillit. Dhe mendoj se tani afër këtë gënjeshtër e kanë marrë nga çifutët, të krishterët, mexhusët dhe pabesimtarët. Ajo me gjithë faktin që është gënjeshtër dhe gënjeshtra është e ndaluar në Sheriat, është edhe ngjasim me jomuslimanët. Dhe ngjasimi me jomuslimanët është i ndaluar. I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush ngjason me një popull ai është prej tyre.” [1]
Gjendja më e pakët e kësaj është ndalesa, edhe pse në aparencë kuptohet kufri (mosbesimi) i atij që ngjason me ta. Me gjithë keto dy shkelje ajo është edhe poshtërim për muslimanin para armikut të tij, ngaqë siç dihet nga natyrshmëria njerëzore, ai të cilin të tjetrët e imitojnë, mburret ndaj atyre që e imitojnë dhe e sheh veten si më të vjetër se ata, prandaj ai që e ngjason u tregua i dobët kur e ngjasoi. Pra është një poshtërim për besimtarin që pason ata dhe që ka si argument pabesimtarët. Shkelja e katërt është se kjo gënjeshtër e shëmtuar përmban ngrënien e pasurisë pa të drejtë, ose shkakton panik ndaj muslimanit. Se ndoshta i thotë familjarëve se do të vij një grup njerëzish, kështu që nesër të gatuajnë shumë, mish etj.. Ose i frikëson me diçka që i tmerron, si p.sh. filanin e shtypi makina dhe të tjera gjëra të këtij lloji, të cilat nuk lejohen.

Ёshtë detyrë për çdo musliman që t’i frikësohet Allahut të Lartmadhëruar dhe të jetë krenar me fenë e tij, duke u lavdëruar dhe duke u mburrur me të. Me qëllim që të ketë autoritet dhe të druhen prej tij armiqtë e Allahut, si dhe ta respektojnë atë. Unë e garantoj atë që krenohet me fenë e Allahut se ka për të qenë krenar para njerëzve, dhe kushdo që poshtërohet para armiqve te tij, ka për të qenë më i poshtëruar tek Allahu dhe tek armiqtë e tij.

Prandaj o musliman, mos mendo se nëse i pason pabesimtarët dhe sillesh me moralin e tyre ke për t’u ngritur në vetet e tyre. Përkundrazi, ky është kulmi i poshtërimit dhe ti e di mjaft mirë këtë. Nese dikush të pason ty në veprat e tua, ti do të mburresh me veten tënde ndaj tij dhe ke për të parë se ai do të jetë i poshtëruar para teje sepse të imitoi ty. Kjo është diçka e njohur dhe e ditur në instiktin njerëzor. Armiqtë tanë duhet ta dijnë mirë, se ne jemi të fortë dhe krenarë me fenë tonë dhe se nuk i japim rëndësi atyre. Ne nuk sillemi me ta vetëm se duke iu përmbajtur Sheriatit të Allahut, dhe ky Sheriat është për të gjithë botën pas dërgimit të të Dërguarit të Allahut [ﷺ]. Thuaj: O njerëz! Unë jam i Dërguar i Allahut tek të gjithë ju.” Ka ardhur në hadith të qëndrueshëm, se pejgamberi [ﷺ] ka thënë: “Pasha Atë në dorë të të Cilit është shpirti im! Nuk dëgjon për mua ndonjë çifut dhe as i krishterë dhe më pas nuk beson në atë me të cilën erdha, vetëm se ka për të qenë prej banorëve të zjarrit.” Përderisa kjo është për ndjekësit e Librave të parë, atëherë ç’mendon me të tjerët prej pabesimtarëve. Kushdo që dëgjon për Muhamedin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe nuk e pason atë ka për të qenë prej banorëve të zjarrit. Përderisa është kështu atëherë pse ne muslimanët poshtërojmë vetet tona duke ndjekur dhe imituar të tjerët. Të gjithë ne e njohim dialogun që ndodhi midis Heraklit (të parit të romakëve) dhe Ebu Sufjanin kur ishte pabesimtar. Kur Ebu Sufjani u ruajt nga gënjeshtra dhe nuk gënjeu ndaj Pejgamberit [ﷺ] që të mos i konsiderohej si gënjeshtër, edhe pse ai dëshironte që të gënjente kundër interesit të të Dërguarit [ﷺ]. Përderisa ai ishte pabesimtar dhe nuk gënjeu, atëherë po ti o besimtar, si do mundesh të gënjesh?

Shejh Uthejmini

Përshtati: Bledar Ali