A lejohet ta ndërosh nijetin nga farzi për të falur sunetin?

Pyetje:
Selam alejkum. Nëse bën tekbir dhe lidh duart në namaz për të falur farzin, por kujtohesh që nuk ke falur sunetin, a lejohet ta ndërosh nijetin nga farzi për të falur sunetin?

Përgjigja:
Ue alejkum selam!
Në rastin konkret, disa dijetarë e kanë lejuar ndërrimin e nijetit nga namazi farz në sunet, me kusht që të ketë kohë të mjaftueshme për të falur namazin farz dhe që namazi të mos jetë farz me xhemat. Nëse nuk ka kohë të mjaftueshme për faljen e namazit farz dhe namazi është me xhemat, atëherë nuk lejohet ndërrimi i nijetit nga farzi në sunet.
Ndërsa ndërrimi i nijetit nga namazi nafile në farz, ose nga një namaz farz në një tjetër namaz farz, nuk lejohet në asnjë mënyrë.

 

Përgjigje nga Adelina Kuçana