Pyetje: Kam një pyetje për mbulesën. Jam një motër me mbulesë, por desha ta di se kur të shkosh mysafire a mundesh me e heq mbulesën në shtëpi të huaj, bëhet fjalë kur je vetëm me motra muslimane. Zoti ju shpërbleftë me të mira për punën që e bëni!
Eselamu alejkum!
Përgjigje: Nëse vendi ku shkoni mysafire është i sigurt për ju nga ballafaqimi me meshkuj të huaj dhe nuk ju paraqitet asnjë pengesë e mundshme, por qëndroni në ambient vetëm më femra, atëherë ju lejohet ta hiqni shaminë, edhe pse nuk jeni në shtëpinë tuaj. Me këtë rast nuk duhet të synoni që t’i zbuloni bukuritë tuaja, qoftë edhe para femrave, por që të liroheni nga shamia për disa çaste, derisa nuk keni aty asnjë mashkull, nga i cili duhet të qëndroni me shami.
Amin, Allahu ju shpërbleftë me të mira edhe juve!
Allahu e di më së miri!
/Hoxhë Muhamed Dermaku/