A lejohet vënja(vendosja) e dhëmbëve të arit për burra në raste të nevojshme?

Pyetje:
A lejohet vënja(vendosja) e dhëmbëve të arit për burra në raste të nevojshme?

Përgjigje:
Nëse njeriu ka nevojë për ata dhëmbë, themi se lejohet.
Nuk ka asgjë të keqe dhe nuk ka ndonjë ndalesë nga sheriati islam në lidhje me këtë çështje.
Saqë, Neveviu rahimehullah ka thënë se dijetarët janë unanim se lejohet një veprim i tillë.
Është e ditur se sahabët kanë thyer hundët e tyre nëpër luftêra të ndryshme dhe pas luftës kanë vënë hunda prej arit, njashtu transmetohet se Othmani radijAllahu anhu kishte rregullu dhëmbët e tij prej materialit të arit.
Duke u bazuar në këto transmetime:
Ulemaja kanë thënë se lejohet vënja e dhëmbëve prej arit nëse është nevoja, ose veshja e tyre me material të arit, nëse ata dhëmb janë thyer apo prishur.

Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah.
Nga arabishtja:
Suad Shabani