Pyetje:
Eselamu alejkum!
Jam një motër myslimane, 40 vjeçare dhe jam e martuar. Kam 3 fëmijë dhe jam përsëri shtatzënë në muajin e parë. Vitet e fundit nuk kam qenë mirë nga shëndeti. Me ardhjen e kësaj shtatzënie jam dobësuar shumë dhe frikësohem se gjendja ime do të rëndohet gjatë muajve në vazhdim. Pyetja ime është se a më lejohet të abortojë fëmijën duke qenë se jam në fillim të shtatzënisë?
Ju falënderoj shumë dhe pres që inshallah të më ktheni përgjigje shpejt sepse me të vërtetë jam shumë e stresuar.
Një motër nga Italia.
Përgjigje:
Alejkumus selam ve Rahmetullah!
Allahu i bëftë të hairit fëmijët tuaj dhe u begatofshi me mirësjelljen e tyre!
Sa i takon abortit në fazën tuaj, do të lejohej vetëm nëse ekipi mjekësor, i përbërë nga mjekë specialistë dhe së paku njëri prej tyre të jetë mysliman, të konstatojnë se vërtet shtatzënësia mund t’ju shkaktojë pasoja në shëndetin tuaj. Përndryshe vetëm frika e juaj se mos po rëndohet shëndeti i juaj edhe më shumë për shkak të shtatzënësisë nuk është masë e mjaftueshme e konstatimit se ajo ju bën dëm vërtet dhe në këtë rast nuk do të lejohej të bënit abortin.
Allahu e di më së miri!
Prof.Muhamed Dërmaku
pertymoter.net