Rtv Pendimi

A mjafton dija e prindërve që unë të dalë më një vajzë dhe ta konsideroj si grua edhe fetarisht?

PYETJA: Unë jam në lidhje me një vajzë dhe kjo lidhje është serioze. Edhe prindërit e saj e dinë se ne do të martohemi. Ata nuk kanë treguar mospajtim për këtë lidhje tonë. A mjafton dija e prindërve që unë të dale me atë dhe ta konsideroj si grua edhe fetarisht?

PËRGJIGJA:

Së pari çdo musliman duhet t’i dijë rregullat islame përkitazi me takimin me sty gjinive të cilët nuk janë në lidhje gjaku që e ndalon martesën e tyre.

Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:”Sa here që vetmohet një mashkull dhe një femër, i treti me ata është shejtani”. Kjo do të thotë se në Islam nuk ka liri që të rinjtë dhe të rejat të bëjnë avantura sipas stilit jo islam të njohur në perëndim apo diku tjetër, e që për fat të keq përmes telenovelave televizive, janë bërë pjesë edhe e realitetit tonë. Për tu bashkuar një mashkull dhe një femër, apo për të qenë në lidhje, si që shprehen shumë të rij sot, duhet të kenë kunorë. Nuk është e ndaluar që të rijt dhe të rejta të mendojnë për shokun e jetës, por jo sipas asaj që njihet në shoqëritë tjera apo te jo muslimanët. Muslimanët kanë rrugë legjitime si ta bëjnë këtë.

Në rastin tuaj, ju nuk keni të drejtë të dilni me atë vajzë për të bërë muhabete dashurie me këtë status që e keni tash. Ajo që prindërit e dine se ju do të martoheni, nuk e legjitimon daljen tënde me atë vajzë, po as edhe nëse jeni të fejuar. Daljen me një vajzë dhe konsiderimin e saj si bashkëshorte, e lejon vetëm kunora. Për atë, ju duhet që vullnetin tuaj dhe dijen apo pëlqimin e prindërve tuaj për martesë ta materializoni me kunorë sipas rregullave islame.

Në këtë mënyrë ju do të veproni sipas sunetit të Pejgamberit s.a.v.s. dhe do t’i largoheni haramit të cilin, sa arrijë të kuptoj nga pyetja juaj, jeni duke e bërë tani, ngase fitoj përshtypjen se ju dilni me këtë vajzë të vetmuar dhe bëni veprime që bëhen nga të rijt dhe të rejat të cilët nuk u kushtojnë kujdes rregullave fetare.

Allahu e di më së miri.

/radioislame.com

TË NGJAJSHME