I thashë njërit që po pinte alkool: “A nuk po pendohesh tek Allahu?
Më shikoi i thyer në shpirt dhe filluan t’i rridhnin lotët dhe më tha: “Lute Allahun për mua…”
Shikova gjendjen e njeriut dhe zemra filloi të zbutet, vërtetë të qajturit e tij është për shkak të nëpërkëmbjes së dispozitave të Allahut. Në fytyrën e tij vërehej pikëllimi për shkak të kundërshtimit dhe dashuria për tu përmirësuar, dhe ai vërtetë është besimtar, porse ishte i sprovuar! Ai kërkon faljen dhe kërkon që me lutjet e mia t’i afrohet asaj.
I fola nefsit:
Iu afrova njeriut që kërkoi nga unë të lutem që ta braktis alkoolin dhe thashë: “Eja t’i lutemi Allahut së bashku!”
Ata të dy thanë: “Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë(i dëmtuam) vetvetes sonë, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve! (A’raf, 23)
Përshtati: Valdet Kamberi