Rtv Pendimi

A NUK PENDOHESH TEK ALLAHU

I thashë njërit që po pinte alkool: “A nuk po pendohesh tek Allahu?

Më shikoi i thyer në shpirt dhe filluan t’i rridhnin lotët dhe më tha: “Lute Allahun për mua…”

Shikova gjendjen e njeriut dhe zemra filloi të zbutet, vërtetë të qajturit e tij është për shkak të nëpërkëmbjes së dispozitave të Allahut. Në fytyrën e tij vërehej pikëllimi për shkak të kundërshtimit dhe dashuria për tu përmirësuar, dhe ai vërtetë është besimtar, porse ishte i sprovuar! Ai kërkon faljen dhe kërkon që me lutjet e mia t’i afrohet asaj.

I fola nefsit:

O nefsi im! Gjendja ime mund të jetë sikurse gjendja e këtij njeriu, ndoshta edhe më keq. Është e vërtetë që unë nuk kam e shijuar asnjëherë alkoolin, sepse rrethi ku unë jetoj nuk e njeh atë, por ndoshta kam marrë alkoolin e pakujdesisë i cili më ka bërë të harroj shumë gjëra prej të drejtave të Allahut.
Ai po qan për mangësinë e tij me Allahun, ndërsa ne nuk qajmë për mangësinë tonë, edhe ne mund të jemi të mashtruar nga nefsi ynë.

Iu afrova njeriut që kërkoi nga unë të lutem që ta braktis alkoolin dhe thashë: “Eja t’i lutemi Allahut së bashku!”

Ata të dy thanë: “Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë(i dëmtuam) vetvetes sonë, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve! (A’raf, 23)

Përshtati: Valdet Kamberi

TË NGJAJSHME