Rtv Pendimi

A obligohet shpagimi i umrexhisë i cili është në ihram nëse i pastron duart me sapun gjatë periudhës së ihramit, dhe nëse i obligohet shpagimi, cfarë shagimi është ai?

Pastrimi i duarve me sapun gjatë periudhës së ihramit!

Pyetje:

A obligohet shpagimi i umrexhisë i cili është në ihram nëse i pastron duart me sapun gjatë periudhës së ihramit, dhe nëse i obligohet shpagimi, cfarë shagimi është ai?

Përgjigje:

Nëse i lanë duart me sapun, nuk obligohesh me shpagu diçka, përpos sapunit i cili ka erë të mirë(sepse ka sapuna pa erë, special për periudhën kur je me ihram dhe të ndalohen gjërat që kanë erë, siç janë: parfumi, shamponi, sapuni me erë, etj).

Nëse i pastron duart me sapun i cili ka erë dhe nuk e ka ditë që nuk lejohet kjo vepër, atëherë ai nuk obligohet me shpagim, sepse shpagimi anulohet si shkak i injorancës(mosdijes) së tij ose harresës.

Njësoj është sikurse njeriu i cili parfumoset gjatë periudhës së ihramit nga harresa ose mosdija e tij se kjo vepër nuk lejohet.(Edhe në këtë rast nuk obligohet me shpagim).

Dmth. Shpagimi bjen si shkak i harresës dhe xhehlit(injorancës, mosdijes).

Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah.

Nga arabishtja:
Suad Shabani

TË NGJAJSHME