Rtv Pendimi
Të ndryshme

A të falet namazi i Bajramit nëpër shtëpia?

Shumë pyetje më kanë ardhur sot për këtë çështje, andaj edhe po e sqaroj këtë shumë shkurt:
Namazi i bajrameve është obligim (farz apo vaxhib) në medhhebin hanefi për burrat e atij vendi të urbanizuar që kanë hierarki të organizimit të jetës së tyre. Kurse te tre medhhebet e tjerë (maliki, shafii dhe hanbeli?)është sunnet. Të gjithë e kushtëzojnë që ky namaz të falet në mënyrë të organizuar, me xhematë.
Dijetarët hanefi, për namazin e bajrameve kanë po ato kushte që kanë edhe për namazin e xhumasë, i cili në asnjë variant nuk falet vetëm, pa xhematë. Andaj, në medhhebin hanefi, nuk falet namazi i bajrameve në shtëpi, sepse është obligim e jo sunnet, por ai obligim kryhet vetëm me xhematë, sikur xhumaja. E kur nuk mund të realizohet ashtu siç është i obliguar, pra me xhematë, atëherë nuk falet fare, sikur xhumaja. Pra gjersa nuk i falnim xhumatë në shtëpi, nuk e falim as namazin e bajrameve në shtëpi.
Të tjerët thonë se namazi i bajrameve është sunnet si dhe mund të falet edhe vetëm, në shtëpi, në rast se të ka ikur me xhematë për ndonjë arsye. Vetëmse në shtëpi nuk mbahet hutbeja, por falen vetëm dy rekatet e tij, me apo pa tekbiret shtesë që i ka ky namaz. Në shtëpi do ta falnin këtë namaz edhe pleqtë e lodhur, të sëmurit dhe gratë, te këta dijetarë, përveç hanefinjëve.
Ajo që bie në sy është se këta dijetarë e konsiderojnë sunnet këtë namaz edhe në kushte normale, andaj edhe të falurit pas kohe (kaza) apo me kohë nga kategoritë që nuk dalin në faltore apo xhami, mbetet prapë sunnet të falet në shtëpi. E dallojnë namazin e bajrameve nga xhumaja, sepse namazi i xhumasë e ka zëvendësimin, namazin e drekës, kurse namai i bajrameve nuk ka zëvendësim, andaj falet edhe në shtëpi. Kurse ata që e obligojnë namazin e bajrameve, e obligojnë vetëm me kushtet e xhumasë, andaj kur bie mënyra e organizuar e të falurit të këtij namazi për ndonjë arsye, bie i tërë namazi.

Si të veprojmë ne?
Varësisht se si e kemi qasjen ndaj medhehebeve në çështje të Fikhut, ashtu edhe veprojmë. Nëse në vitet e mëparshme këtë namaz e ka falur në shtëpinë e saj gruaja e cila nuk ka mundur të shkojë në xhami, apo i sëmuri në spital, apo plaku i lodhur, atëherë nesër fale edhe ti në shtëpi. Nëse jo, atëherë …

Dy gjëra pozitive:
1. Ata që e konsiderojnë obligim, nuk të ngarkojnë nesër të falesh vetëm në shtëpi, kurse ata që thonë ta falësh në shtëpi, megjithatë të thonë në mënyrë të preferueshmërisë e jo të obligueshmërisë.
2. Ata që të preferojnë të falësh bajramin në shtëpi, të thonë që ke sevap që falesh, e jo gjynah nëse nuk falesh, kurse ata që thonë se nuk obligohesh ta falësh këtë namaz në shtëpi, nuk e konsiderojnë të ndaluar apo bidat ta falësh nëse do. Madje preferojnë të falen 4 rekate vullnetare (duha) si kompensim për një namaz vaxhib që të ka ikur, ndonëse pa dashje, siç veprohet kur nuk e ke falur namazin e vitrit.

Si çdo çështje tjetër e Fikhut me divergjenca nga dijetarët, ka hapësirë për t’u dashur e për tu respektuar, e jo për tu ndarë e për t’u urryer, aq më tepër kur vepra nuk është obligim.

Le të mbizotërojë klima e dashurisë, gëzimit dhe respektit edhe nesër në Bajram, ashtu siç mbizotëroi solidariteti, dhembshuria dhe afërsia ditëve të Ramazanit!

Allahu jua pranoftë të gjitha ibadetet dhe urime festa e Fitrit!

Hoxhë Muhamed Dermaku

Të ngjajshme

Duaja e namazit te nates…

Hevzi Hasani

Sadakatul Fitri dhe rregullat e tij

Kushtrim Guraj

Marrëveshja e Hudejbisë dhe çlirimi i Mekës

Kushtrim Guraj

Kush ishin sahabët që braktisën kodrën e shigjetarëve në luftën e Uhudit?

Hevzi Hasani

Rumania, fener bashkëjetese për myslimanët në Evropën Lindore

Hevzi Hasani

O Allah, na beko me pjesën e mbetur  të Sha’banit dhe mundëso të arrijmë  Ramazanin

Kushtrim Guraj

Sprova vazhdon!

Kushtrim Guraj

Vaktiat e Ramazanit 2020

Kushtrim Guraj

Gënjeshtra larg nesh!

Hevzi Hasani

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU