A thua si ishte ndjenja e Muadh Ibn Xhebelit radijAllahu anhu, kur i Derguari salAllahu alejhi ue selem i tha: O Muadh! Pasha Allahun, unë të dua?!
A thua si ishte ndjenja e Abdullah Ibn Abbasit radijAllahu anhuma, kur i Derguari salAllahu alejhi ue selem e përqafoi dhe tha: O Allah! Mesoja këtij Librin(Kur`anin)?!
A thua si ishte ndjenja e Ali Ibn Ebi Talibit radijAllahu anhu pasi e kuptoi se i Derguari salAllahu alejhi ue selem kishte thënë: Nesër do ta marrë flamurin një burrë i cili e donë Allahun dhe të Derguarin e Tij dhe Allahu dhe i Derguari i Tij e duan atë, dhe për qëllim ishte vetë Aliu?!
A thua si ishte ndjenja e Sa`d Ibn Vekasit, kur i Derguari salAllahu alejhi ue selem i tha: Gjuaj Sa`d, nënë e babë i bëfsha kurban për ty?!
A thua si ishte ndjenja e Uthman Ibn Afanit, pas asaj që i Derguari salAllahu alejhi ue selem tha për të, kur Uthmani e pergaditi ushtrinë për luftën e Tebukut: “Nuk i bënë dëm Uthmanit ajo çfar vepron pas sodit?!
A thua si ishte ndjenja e Ebi Musa El Eshariut atëherë kur i Derguari salAllahu alejhi ue selem i tha atij: “Sikur të më kishe parë kur mbrëm ndëgjoja leximin tënd(të Kur`anit)?!
A thua si ishte ndjenja e Es-Saib Ibn Jezidit atëher kur i Derguari salAllahu alejhi ue selem ledhatoi flokët e tij, dhe kaloi një kohë e jetës së këtij sahabiu, të gjitha flokët iu kishin thinjur me përjashtim të flokëve të cilat i kishte ledhatuar i Derguari salAllahu alejhi ue selem?!
A thua si ishte ndjenja e Ensarëve kur i Derguari salAllahu alejhi ue selem thoshte për ta: “Sikur njerëzit të shkonin në një rrugë dhe Ensarët të shkonin drejt një Lugine, do të kisha shkuar me Ensarët?!
A thua si ishte ndjenja e Ensarëve kur i Derguari salAllahu alejhi ue selem për ta tha: “Shenjë e Imanit(besimit) të njeriut është dashuria për Ensarët, ndërsa shenjë e nifakut(dyftyrsisë) së njeriut është urrejtja e Ensarëve?!
A thua si ishte ndjenja e Ebu Bekr Es-Sidikut kur i Derguari salAllahu alejhi ue selem për të tha: “Sikur të kisha marrë ndonjë për shokë më të afërt timin, do ta kisha marrë Ebu Bekrin?!
A thua si ishte ndjenja e Aishes radijAllahu anha, atëherë kur i Derguari salAllahu alejhi ue selem nuk ngurronte të përmendte emrin e Aishes kur u pyet: Kush është njeriu më i dashur tek ti?!
A thua si ishte ndjenja e Bilal Ibn Rebaha atëherë kur i Derguari salAllahu alejhi ue selem i thotë: “O Bilal! Më trego çfar vepre të ndershme ke bërë, që të ndëgjoj zhurmët e naleve(sandalleve) tua në Xhennet?!
A thua si ishte ndjenja e Omer Ibnu El Hatabit radijAllahu anhu kur ai një ditë kërkoi që të hyjë në shtëpinë e Resulullahit salAllahu alejhi ue selem, dhe Resulullahi salAllahu alejhi ue selem i tha portierit i cili qëndronte te dera, thuaj le të hyjë dhe përgëzoje me Xhennet?!
A thua si ishte ndjenja e të gjithë sahabëve(shokëve) të Resuluallahit salAllahu alejhi ue selem kur ata shikonin çdo ditë, mëngjes dhe mbrëmje të Derguarin salAllahu alejhi ue selem?!
Ndërsa,me e bukura e të gjitha këtyre është:
A thua si do të ishte ndjenja jonë, nëse i Derguari salAllahu alejhi ue selem atëher kur ta shohim atë na thotë: “Ju jeni vëllezërit e mi për të cilët kam qajtur nga përmallimi për ta?! Ju jeni vëllezërit e mi të cilët më besuat dhe nuk më takuat?!
O Allahu ynë! Dërgoi salavatet dhe selamet tona për të Dërguarin tënd Muhamed Mustafanë salAllahu alejhi ue selem.
O Allahu ynë! Na bashko me të në Xhenetin Firdews dhe mos na privo nga të shikuarit e tij dhe të Fytyres Tënde në Xhenet.
Allahu ynë! Na fal neve dhe na Mëshiro, mos na dëno për shkak të gjunaheve tona, ngase ti je falës dhe e donë faljen.
Përkthim: Ramil SHERIFI