A t’ia urojmë lindjen e djalit asaj?

Pyetje:

Një e afërme është e martuar me një perëndimor, të krishterë dhe tani ajo ka lindur djalë. A na lejohet t’ia urojmë lindjen e djalit asaj duke e ditur se ajo është muslimane jopraktikuese e fesë kurse ai i krishterë.
Allahu ju shpërbleftë për mundin!

Pëgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!

Derisa ajo ndihet muslimane dhe është e martuar me jomusliman, martesa e saj konsiderohet jolegjitime dhe lindja e saj e djalit është lindje jashtëmartesore, andaj nuk duhet të urohet për një veprim të tillë.

Allahu e di më së miri!

Prof. Muhamed Dërmaku

pertymoter.net