Kur dora e vogel s’do ta pengoj barkun më,
diçka e brendshme do t’shtyen ta kujtosh dikur,
nuk diti të qaj kur diçka e mbyti,
e nënë s’do të thirr më kurrë !
Nesër kur të vjen dhurata re,
vajzë apo djalë, thjesht mos i ndaj,
ty gjithmon do t’mungoj një anëtar i familjes,
varrose diçka t’vogel pa faj !
E kur shpirtin dhe riskun ia dha Zoti,
buzëqeshja tij tregohej me shkelma,
ndjehej i sigurt në barkun tënd NENE,
do të saritohesh sa herë që preket tema !
Ditët do ecin me rutinën e saj,
gëzimi tij u hesht n’këtë botë,
kujdestar do ta ketë Zotin e tij,
e ti, kurrë n’jetë s’do të jesh nënë e plot.
Valon Beqiri