ABORTIMI NË RAMAZAN NËSE FËMIJA NUK KA MARRË FORMËN E NJERIUT?

Pyetja:

? Nje grua, gjatë Ramazanit, ka abortuar femijën pa dëshirën e saj në muajin e tretë të shtatëzanisë. Ajo pastaj pëse ditë ka parë gjak në pjesën e poshtme të trupit dhe kështu e ka lene namazin dhe agjërimin, më vonë shihte gjakun por ai nuk i rridhte jashtë organit. Pastaj ditët tjera filloi të asgjëronte dhe të falej duke marrë abdes për çdo namaz. A i pranohet namazi dhe agjërimi i tillë në këtë gjendje apo jo ? ?

Pergjigja:

? Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe lëvdatat të Dërguarit të Tij…
Nëse gjendja është ashtu si ke përmendur në pyetje se fëmijen e ka abortuar në muajin e tretë të shtatëzanisë atëherë gjakui i paraqitur nuk konsiderohet gjak nifasi-lehonie, por ai futet në radhët e gjakut istihada-i çrregulluar. Kjo për shkak se fëmija në atë muaj akoma nuk ka formën e njeriut dhe nuk futet ne radhët e krijesave të qarta.
Në gjendje të tillë duhej falur namazin dhe duhet agjeruar, por duhet marrë abdes për çdo namaz dhe duhet pastruar vendin e daljes së gjakut. Pesë ditet që e ka lënë namazin dhe agjërimin duhet t`i kompensoj ndërsa njëzet e pesë ditët tjera adhurimet janë të sakta në to.
Allahu e di me se miri! ?

Pyetja e parë e fetvas së Komisionit të Përhershëm të Dijetarëve me nr. 1144
Anëtarët e komisionit:
Abdullah ibën Kuud, Abdullah ibën Gudejan, Abdurrezak Afifi, Abdyulaziz ibën Bazi.

Përshtati
Lulzim Mehmet Susuri

Burimi: www.Ehlihadithi.com

http://facebook.com/HoxheLulzimSusuri