Rtv Pendimi
auto lider
Good life Restaurant
Lajme

Ademi: Arsimi profesional është prioritet i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

Muslim Shop

Ministri i Arsimit dhe Shkencës i Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi, ka marrë pjesë në debatin publik për themelimin e qendrave rajonale për arsim profesional dhe trajnim, ku është shprehur se kjo është prioritet i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, raporton Anadolu Agency (AA).

Para fillimit të debatit publik, Ademi bashkë me përfaqësuesin e Fondacioni Evropian për Trajnime (ETF), Julian Stanley, dhanë deklarata për mediat ku theksuan rëndësinë e qendrave rajonale për arsim profesional dhe trajnim si dhe përfitimet që sjellin të njëjtat.

Ministri Ademi tha se do të diskutohet për themelimin e tre qendrave të këtilla në tre rajone të Maqedonisë së Veriut, në rajonin e Pollogut, rajonin Verilindor dhe atë Jugperëndimor.

“Sot kemi nderin dhe kënaqësinë që së bashku me ETF, së bashku me përfaqësues të delegacionit të Bashkimit Evropian të diskutojmë për arsimin e mesëm profesional si dhe për trajnimet dhe gjithashtu të prezantojmë para opinionit themelimin e tre VET qendrave, qendrave regjionale për arsim profesional dhe trajnim, të cilat do të jenë në shërbim të fëmijëve tanë, do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë të cilët janë të interesuar për të arritur një shkallë të caktuar të kualifikimit, rikualifikimit e kështu me radhë”, tha Ademi.

Julian Stanley, përfaqësuesit i Fondacionit Evropian për Trajnime (ETF), që është agjenci e BE-së tha se nga qendrat rajonale për profesionalizim përfitojnë të gjithë, e në veçanti industria.

“ETF e mbështet Ministrinë tashmë një vit për të zhvilluar idetë por edhe që t’i vazhduar më tej përmes konsultimeve. Ne i shohim këto qendra rajonale për profesionalizim si një mundësi shumë të rëndësishme si për zhvillimin e cilësisë së shkollave profesionale në rajonet, por edhe për të kontaktuar me punëdhënësit”, tha Stanley.

Gjatë debatit publik u diskutua për politikat, masat dhe aktivitetet që duhet të ndërmerren në drejtim të themelimit dhe funksionalizimit të këtyre qendrave rajonale për arsim profesional dhe trajnim. Ministri Ademi rikujtoi se themelimi i këtyre qendrave bëhet me mbëhtetje të fondeve nga programi IPA 2.

Të ngjajshme

Netanyahu paralajmëron aneksimin e enklavës hebraike në Hebron

Urim Isma

“Fluturon” çmimi i naftës pas sulmeve në rafineritë e Arabisë Saudite

Urim Isma

Gjoba për subjektet që shkelin Ligjin zgjedhor

Urim Isma

​Kosova përjetësisht mike e Amerikës

Urim Isma

Vendimi i ‘Venecias’ për Presidentin Meta del më 11 tetor

Urim Isma

Peshqit në Drin të Bardhë po ngordhin prej ujërave të zeza

Urim Isma

Haradinaj takon ambasadoren e re franceze, flasin për thellimin e bashkëpunimit

Urim Isma

Zjarr në një spital në Dusseldorf të Gjermanisë, një i vdekur dhe dhjetëra të lënduar

Urim Isma

Turqi, mbi 50 ushtarakë në paraburgim për lidhje me FETO-n

Urim Isma