Aeroplani turk F-35A LIGHTNING II, kapërcen me sukses testin e furnizimit në ajër

Avioni F-35A, palë e projektit të së cilit është edhe Turqia, kapërceu me sukses edhe një tjetër test.

Avioni luftarak F-35A Vetëtimë II (F-35A Lightning II) realizoi përherë të parë i armatosur furnizimin me karburant në ajër dhe gjatë viteve në vijim do të bëhet pjesë e inventarit të Forcave Ajrore të Turqisë.

Pilot i këtij avioni testimi, të ngarkuar me dy armë dhe 4 serbatorë në pjesët e jashtme, ishte Nënkoloneli i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Shvartz.

Ndërsa në pjesët e brendshme ky avion ishte i ngarkuar me nga dy Municione të Bashkuara për Sulm Direkt (JDAM) dhe Raketa të Avancuara me Rreze të Mesme Veprimi Ajër-Ajër (AMRAAM).

Në këtë fluturim, që vijoi për 2 orë me radhë, u testuan veçoritë e fluturimit të avionit gjatë manovrave me armë të jashtme.

Prova në fjalë përbën fazën e parë të testimit të ndarjes së armëve, që do të realizohet brenda këtij viti.

Turqia, një vend ky që vazhdon bashkëbisedimet lidhur me softuerin e avionëve, planifikon të blejë gjithsej 100 copë avionë F-35A Vetëtimë II, 2 prej të cilëve do t’i dorëzohen në vitin 2015. /trt/