Afganistan, DEASH merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në xhaminë e komunitetit shiit

Organizata terroriste DEASH mbrëmë mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës në një xhami në krahinën jugore të Afganistanit, Kandahar, që vrau të paktën 47 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Sulmi në xhaminë shiite Fatimiya u krye nga dy kamikazë”, sipas një deklarate të postuar nga organizata terroriste në mediat sociale.

Sulmi me bombë u krye gjatë namazit të xhumasë në xhaminë më të madhe në provincë.

Në një sulm me bombë, për të cilin organizata terroriste DEASH gjithashtu mori përgjegjësinë, të kryer javën e kaluar në një xhami në Kunduz, jetën humbën 46 persona.​​​​​​​