Agjenti i lartë i inteligjencës ukrainase gjendet i vdekur në apartamentin e tij

Një agjent i lartë i inteligjencës ukrainase u gjet i vdekur në apartamentin e tij gjatë fundjavës në Ukrainën qendrore, raportuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Oleksandr Nakonechny, shefi shërbimit inteligjent të Ukrainës SBU për rajonin Kriovograd, u gjet i vdekur të shtunën vonë nga bashkëshortja e tij të në apartamentin e tyre në qytetin Kropyvnytsky. Sipas pretendimeve, ai ka vdekur nga plagët e shkaktuara me armë zjarri.

Zyra e kryeprokurorit të Ukrainës konfirmoi vdekjen e Nakonechny-t, kurse policia ka nisur hetimet rreth incidentit.

Andrii Lavrus, një politikan lokal, shkroi në Telegram se Nakonechny ka kryer vetëvrasje.

Organet përgjegjëse nuk kanë konfirmuar këto pretendime.