Rtv Pendimi

Agjërimi i Ramazanit fillon më 13 prill 2021

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët myslimanë dhe të gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar Ramazan fillon ditën e martë më 13 prill 2021.
Me rastin e fillimit të Muajit të Madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë e trojet tona, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët.
Me fat Muaji i Madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar!

TË NGJAJSHME