Me zhvillimin dhe zgjerimin gjithnjë e më të madh të medicines bashkëkohore paraqiten edhe njohuri të reja për agjërimin, për të cilin qysh tani ka të dhëna jo vetëm për qëllueshmërinë e tij, por edhe për efektshmëri mjekimi.
Çfarë do të thoshin lexuesit tanë, kur do të kuptojnë se një nga metodat bashkëkohore të kurimit të kancerit, si të ashtuquajturës mjekësi alternative, ashtu edhe të mjekësisë tradicionale, është pikërisht agjërimi. Rezultatet e mjekimit të kancerit me agjërim, sot janë më se evidente.
Përse agjërimi shëron kancerin?
Është e njohur se qelizat e tumorit kanë nevojë jashtëzakonisht më të madhe për ushqim se që u nevojiten të gjitha qelizave tjera në organizëm. Po ashtu është fare e ditur se zvogëlimi i konsiderueshëm i sasisë së pranuar të ushqimit, ose thënë thjeshtë uria ndikon shumë më dëmshëm në qelizat malinje të tumorit, përkatësisht kancerit se sa në qeliza të indit normal. Pra me uri praktikisht mbyten qelizat malinje, ndërsa me këtë qelizat normale praktikisht mbeten të padëmtuara.
Tani kur prekëm çështjen e kancerit, duhet shtruar pyetje si formohet ai?
Kjo, në rend të pare është sëmundje e botës bashkëkohore, edhe pse tumoret e tipave të ndryshme, janë gjetur në mumie egjiptase.
Tumore malinje krijohen më së shpeshti me futjen e helmeve të ndryshme në organizëm, dhe atë kryesisht me anë të ushqimit. Në çdo lloj ushqimi, pa dallim se a është prodhuar në kondita plotësisht natyrale më pak apo më shumë, ka helme. Helmet janë të llojllojshme, filluar nga komponime kimike, që gjenden në mish ose në perime e deri te pesticidet (helmet për bimë dhe shtazë) jashtëzakonisht të helmueshme, insekticide (helmet për insekte) e deri te plehrat artificiale dhe kemikale të ndryshme, që përdoren për qëllim që ushqimi, pa marrë parasysh se çfarë lloji, të mbahet sa më freskët. Këtu para së gjithash mendojmë në konzervanse të shumta dhe të ngjashme. Sa më shumë të merren ato, rritet rreziku për shfaqjen e kancerit përkatësisht sëmundjes malinje. Natyrisht, të gjitha këto helme, shkaktojnë edhe sëmundje të tjera të shumta, siç janë sëmundjet e zemrës , shtypja e lartë e gjakut si dhe një numër i madh sëmundjesh të metabolizmit (shkëmbimit të materieve).
Tani edhe laikut më të madh i është e qartë se me një agjërim më të gjatë, organizmi në kuptim bukfal të fjalës, ”pastrohet” prej lloj-lloj materieve helmuese dhe njëherësh zvogëlohet rreziku i paraqitjes së sëmundjeve të ndryshme. Bile në këtë drejtim janë bërë edhe disa hulumtime statistikore, posaçërisht në SHBA, ku u tregua një përqindje relativisht e vogël, i të gjitha sëmundjeve të cekura, në ato vende ku Islami ka ndikim të fort dhe ku njerëzit i përmbahen në mënyrë konstante agjërimit. Bile edhe disa gjurmime individuale kanë treguar se rreziku për paraqitjen e sëmundjeve të cekura malinje, rritet mjaft tek ata individë, të cilët nga ky apo ai shkak kanë pushuar së agjëruari të Ramazanit. Mirëpo, ajo , siç është shpjeguar më lartë, ka sqarimin e çart mjekësor.