Me shume mallë e lotë në sy
jam tu shkruajtur oj nënë për ty
më ka marrë malli shumë moj nënë
mua gjithë botën me ma fal
vendin tënd nënë nuk e zenë.
Po shkojnë vitet një nga një
sa të jetë jeta s’të harroj
veq për ty unë do të mendoj
ah moj nënë moj nëna ime
copë ma bëre zemrën time.
Sytë e mi po lotojnë
sa her e përmendi emrin nënë
më bëhet në zemër një plagë e rëndë
lotë e mi nënë spo më pushojnë
veq për ty e kam këtë mërzi
s’të harrojnë kurrë sytë e mi.
Gjithmonë në zemër unë të kam
s’të harroj kurrë moj nënë
insh-Allah All-llahu në ahiret na bashkon
nga mekatet na pasëtron
me xhenet na gradon.