Nëse më pyetni pse lotet kështu më dalin
Më iku gjëja më e shtrenjët për mua
Nëna më vdiq shpirti e syt lotë më falin
Dhimbja e pa matur mbi mua u shtua.
Vetem me babin e me motren jetoj
Fotografit ia shoh në mur mamit tim
Tani jam zog pa krah që dot s’fluturoj
Më mungon një puthje e saj në ball dhe një përqafim.
Lodrat që mi ke bler nënë i mbaj afer
Motra nuk di të më kendoj këngen që ti ma kendove
Babi ndonjëher më flet më ashper
E ku te strehoem unë pasi që ti shkove.
-Mark Kuzhnini